By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Reagim i UGSH ndaj cënimit të etikës dhe mosrespektim të detyrimit informues për gazetarët, nga kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
November 2, 2025
Peshkimi shpirtëror i Kremlinit
November 2, 2025
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas një viti, myku e lagështia mbulojnë Klinikën e Mjekësisë Fizikale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pas një viti, myku e lagështia mbulojnë Klinikën e Mjekësisë Fizikale
Ballina 1Lajme

Pas një viti, myku e lagështia mbulojnë Klinikën e Mjekësisë Fizikale

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 5:51 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

I vjetër vetëm një vit, çdo objekt supozohet se është i ri. Por, ky nuk është rasti me Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe të Rehabilitimit – së paku jo në dukje.

Ky objekt që gjendet në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, është lëshuar në funksion më 28 dhjetor të vitit 2022.

Atë e karakterizojnë tashmë tavane të shkatërruara, mure të mykura e ujë që rrjedh.

Tavani i shkatërruar mbi një korridor të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Prishtinë.
Tavani i shkatërruar mbi një korridor të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Prishtinë.

Një ekip i REL-it e vizitoi klinikën më 14 dhjetor, por pakkush prej stafit ishte i gatshëm të fliste për gjendjen e objektit.

Një mjek që nuk deshi të identifikohej, tha shkurt se punimet janë bërë “shkel e shko”.

Shiu depërton brenda klinikës në katin e parë. Veç ujit, shihet edhe dyshemeja e papastër dhe e dëmtuar nga uji.
Shiu depërton brenda klinikës në katin e parë. Veç ujit, shihet edhe dyshemeja e papastër dhe e dëmtuar nga uji.

Objekti ka përdhesen dhe dy kate të tjera.

Në dy të parat dëmet janë më të mëdha, por duket se kanë filluar edhe në të sipërmin.

Myku në qoshet e murit pranë derës së klinikës.
Myku në qoshet e murit pranë derës së klinikës.

Në ndërtimin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit, ku bën pjesë edhe Mjekësia Sportive, ka marrë pjesë një grup kompanish private, thonë nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i cili ka në përgjegjësi gjithë QKUK-në dhe spitalet rajonale.

ShSKUK-ja, megjithatë, nuk jep detaje për këto kompani, e as për koston e objektit.

Ngjashëm, REL-i pyeti edhe Ministrinë e Shëndetësisë, por, deri në publikimin e këtij materiali, nuk mori asnjë përgjigje.

Një mjek i tha REL-it se punimet në objektin e klinikës ishin përshpejtuar – e disa edhe vazhdojnë ende – për shkak të situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 në atë kohë.

Sipas tij, qëllimi ishte të rriteshin kapacitetet për shtrimin e pacientëve të infektuar.

Tavane të shkatërruara në një dhomë të Klinikës Fizikale dhe të Rehabilitimit.
Tavane të shkatërruara në një dhomë të Klinikës Fizikale dhe të Rehabilitimit.

Edhe pse në gjendje të tillë, klinika ofron shërbimet e saj për pacientë – numri i të cilëve arrin deri në 60 në ditë.

Duke pasur në qendër trajtimin e patologjive të ndryshme përmes terapisë fizikale dhe rehabilitimit, ajo ka edhe kapacitete hospitalizimi – deri në 20 shtretër.

Në një aneks ka, po ashtu, pishina për hidroterapi, por që nuk janë funksionalizuar kurrë.

Pishinë jofunksionale brenda Klinikës Fizikale dhe të Rehabilitimit.
Pishinë jofunksionale brenda Klinikës Fizikale dhe të Rehabilitimit.

Sipas mjekut që deshi të mbetet anonim, ka ende mungesë të pajisjeve të domosdoshme për hidroterapi, por edhe të personelit për mirëmbajtjen e ujit në pishina.

Situata të tilla paradoksale hasen edhe në klinika të tjera të QKUK-së, ku ka ose mungesë aparature, ose “tepricë” të saj.

Në Klinikën e Mjekësisë Fizikale, së paku, ShSKUK-ja zotohet se gjendja e objektit do të përmirësohet.

“Lidhur me depërtimin e ujit, jemi njoftuar me vonesë dhe për këtë është njoftuar kompania punëkryese, e cila, në bashkëpunim me Sektorin Teknik të QKUK-së, do t’i bëjë sanimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni dërguar Radios Evropa e Lirë.

You Might Also Like

Reagim i UGSH ndaj cënimit të etikës dhe mosrespektim të detyrimit informues për gazetarët, nga kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme

Qosja: Nano një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve të pronave të AKP-së RTKlive

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ferizaj përforcohet me Avdylin

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Ibishi: Situata e sigurisë në Kosovë e qetë dhe stabile
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova
Në Tula te Rusise, adoleshentët rrahën për vdekje një homoseksual me aftësi të kufizuara
Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Obiliq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?