By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Suharekë: Rritet interesimi për kultivimin e arrës edhe nga gratë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Suharekë: Rritet interesimi për kultivimin e arrës edhe nga gratë
Ballina 1Bujqësi

Suharekë: Rritet interesimi për kultivimin e arrës edhe nga gratë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 9:48 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

60 hektarë tokë bujqësore janë kthyer në plantacion të arrave në komunën e Suharekës. Kjo kulturë ka filluar të jetë në fokus të fermerëve vitet e fundit, pasi kërkesat për arroret në treg janë të mëdha.

Vite më parë Fitore Haxha nga Suhareka kishte diplomuar në sociologji. Me gjithë përpjekjet nuk kishte arritur të gjete punë në profesionin e saj. Por, me vetiniciativë nisi një biznes familjar, kultivimin e arrës. Për pak kohë mbolli mbi 7 hektarë arra.

“Kam vendos të ngre këtë plantacion me arra. Punësimi im nisi para një viti, me mbjelljen e arrave. Me ndihmën e familjes besoj që do ja dal , pasi arra është fitimprurëse”, ka thënë ajo për RTK-në.
Terreni ku Fitorja vendosi të investojë ishte i vështirë të kthehej i shfrytëzueshëm.

“Këtu vendi ka qenë krejt mal, ka shkuar një kohë e gjatë, rreth gjysmë viti deri kur e kemi përgatit terrenin. Nga Ministria e Bujqësisë e kemi fituar grantin, kemi rreth 2100 fidanë”, ka thënë Haxha.
Kjo kulturë në komunën e Suharekës po ngjall mjaft interesim.

“Në 2014 në nëntor ne e kemi mbjell një hektarë me arrë, qysh vitin e tretë kemi fillu me marrë prodhim dhe vetëm është shtuar. Institucionet nuk mund t’i kuptoj ku këtë vit e kanë bërë që për të fituar grante duhet t’i kesh tre hektarë. Pse nuk i ndihmojnë fermerët me nga 1 hektarë , por ata me mbi 3 hektarë “, ka shprehur shqetësimin e tij fermeri Sami Muharremaj.

E si këta dy fermerë tokën bujqësore e kanë kthyer në plantacion të arrave edhe dhjetëra të tjerë.

“Ne si drejtori nuk do të rrimë duarkryq, përveç mbështetjes që i jep qeveria prej viti të ardhshëm , është premtim i kryetarit të komunës por edhe imi  që do ta subvencionojmë këtë kulturë me 300 euro për hektarë. Dikun në Suharekë janë gjithsej 60 hektarë të mbjellë me arrë”, ka deklaruar Ardian Kotorri, drejtor i bujqësisë në Suharekë.

Arra jep prodhim pas vitit të tretë të mbjelljes, për të arritur në vitin e pestë prodhimin maksimal. Si produkt është mjaft i kërkuar në tregun vendor.

You Might Also Like

Dita e Holokaustit,Osmani: Angazhohemi për të mos harruar kurrë të kaluarën

Miratohet Këshilli i 18-vjetorit të Pavarësisë dhe rritet kapitali në BERZH

Osmani: Toleranca ndaj diskriminimit në Luginën e Preshevës ka mbaruar

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Osmani në takim me McGurk, në fokus zgjedhjet dhe forcimi i demokracisë

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Komisioni Evropian ka marrë përsipër Korridorin Trans-Kaspik

Kosova Times Kosova Times January 30, 2024
Arsenal i luftës në duart e sulmuesve në Banjskë
Schmidt: Unë do të shkoj në RS javën e ardhshme, Dodik nuk ka autoritet të më arrestojë
“Aq shumë vdekje”: Rrëfimi i pilotes ukrainase të dronëve për luftimet në front
Musliu: Përmes lirisë së shprehjes përhapet municion propagandistik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?