By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vatikani pranon ta bekojë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, me kushte të caktuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vatikani pranon ta bekojë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, me kushte të caktuara
Ballina 2Rajon / Botë

Vatikani pranon ta bekojë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, me kushte të caktuara

Kosova Times
Last updated: 2023/12/18 at 8:03 PM
Kosova Times Published December 18, 2023
Share
SHARE

Vatikani njoftoi të hënën se Papa Françesku e ka miratuar një vendim, sipas të cilit, priftërinjtë katolikë mund ta bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, nëse ato nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare.

Në një dokument të publikuar nga zyra e Vatikanit thuhet se bekimet e tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë.

Vendimi nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me bekimin e martesës mes një burri dhe një gruaje, sipas Vatikanit.

Priftërinjve u kërkohet të vendosin për çdo rast veç e veç dhe “nuk duhet ta parandalojë apo pamundësojë afërsinë e kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund ta kërkojnë ndihmën e Zotit përmes një bekimi të thjeshtë”.

Dokumenti, i publikuar të hënën, thekson kushtet e caktuara për bekimin e çifteve të së njëjtës gjini.

Kisha mëson se tërheqja e gjinisë së njëjtë nuk është mëkat, por veprimet homoseksuale janë. Prej se u zgjodh më 2013, Françesku është përpjekur ta bëjë kishën, e cila ka 1.3 miliard anëtarë, më mikpritëse për njerëzit e komunitetit LGBT, pa e ndryshuar doktrinën e moralit për homoseksualitetin.

Ati James Martin, një prift i njohur jezuit i Amerikës, e quajti dokumentin “hap të madh përpara”.

“Dokumenti e njeh dëshirën e madhe të shumë çifteve katolike të gjinisë së njëjtë për praninë e Zotit në marrëdhëniet e tyre të dashurisë. Bashkë me shumë priftërinj, me kënaqësi do t’i bekoj miqtë e mi të gjinisë së njëjtë”, shkroi ai në X.

Dokumenti thotë se bekimi vlen vetëm për ata të cilët “nuk pretendojnë se me këtë e legjitimojnë statusin e tyre, por për ata të cilët luten që gjithçka që është e vërtetë, e mirë dhe njerëzisht e vlefshme në jetën e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre, të pasurohet, shërohet dhe lartësohet nga prania e Shpirtit të Shenjtë”.

“Përfundimisht, bekimi u ofron njerëzve një mjet për ta rritur besimin në Zot”, thuhet në dokument.

Dokumenti thotë se bekimi nuk duhet të ndërlidhet apo të bëhet me ceremoninë e martesës civile dhe nuk duhet të bëhet me “rroba, gjeste, apo fjalë të cilat përdoren në dasmë”.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times December 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përkujtohen, në Prishtinë, Ilir Konushevci e Hazir Malaj

Kosova Times Kosova Times May 8, 2025
Rritet numri i të plagosurve në Rumani, frika për një shpërthim të tretë: Video të tmerrshme të shpërthimit po përhapen në internet
AP: Ushtria amerikane akuzoi Federatën Ruse se po përpiqet të “largojë” SHBA-në nga Siria
A do ta kërkojë edhe një mandat si Presidente dhe a e ka mbështetjen e VV-së, flet Vjosa Osmani
PEN America njoftoi largimin e Masha Gessen nga udhëheqja e organizatës – në shenjë proteste kundër anulimit të seksionit të shkrimtarëve rusë në festivalin World Voices
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?