By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Coq au vin, gjel në verë në stilin francez
September 27, 2025
Metamorfosi: Dy shqiptarë të plagosur, të përfshirë në përleshje në Kretë
September 27, 2025
Qengj me rozmarinë dhe verë të kuqe
September 27, 2025
The Telegraph: Mbreti Charles luajti një rol kyç në ndryshimin e qëndrimit të Trump për luftën në Ukrainë
September 27, 2025
Ekziston një mënyrë për ta detyruar Putinin të ndalojë luftën, dhe këto nuk janë sanksionet
September 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bushati: Serbia vijon të sfidojë rregullat e rendit ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bushati: Serbia vijon të sfidojë rregullat e rendit ndërkombëtar
Ballina 2Rajon / Botë

Bushati: Serbia vijon të sfidojë rregullat e rendit ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2023/12/19 at 12:41 PM
Kosova Times Published December 19, 2023
Share
SHARE

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka theksuar se pavarësisht se në tryezën e bisedimeve me BE-së prej rreth një dekade, Serbia vijon të sfidojë rregullat bazë të rendit ndërkombëtar të vendosur në rajon pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, duke kundërshtuar në çdo mënyrë shtetësinë e Kosovës, funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, BE-ja nuk e ka shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, ndonëse ka kaluar një vit, pyetja që kërkon përgjigje është se përse i mohohet Kosovës mundësia për të demonstruar vullnetin politik për transformim?.

“A ka të bëjë kjo veç me pozicionin e ngurtë të pesëshes mosnjohëse ndaj Kosovës apo edhe me mungesën e kapacitetit të BE për të përfunduar projektet e shtetësisë në rajonin tonë?”, tha ai.

“Fotografia e tubimit të fitores së zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit, ku Presidenti i Serbisë shoqërohej nga Presidenti i Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, ministri i çështjeve të sigurisë të Bosnje-Hercegovinës, sikur të ishin pjesë e skuadrës elektorale, flet më shumë sesa njëmijë fjalë”, shkruan Bushati në një analizë që është botim i Fondacionit “Friedrich Ebert”.

Ai ka tha se që prej vitit 2017, kur mbylli tre kapituj të negociatave me BE-në, Mali i Zi nuk ka hedhur asnjë hap të mëtejshëm në këtë proces

“Zhvillimet në lindje të kontinentit janë në kontrast të fortë me Ballkanin Perëndimor, ku elitat politike në përgjithësi kanë kultivuar ndjenjën e vetëkënaqësisë duke ofruar zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse dhe bindjen se mund mund të vazhdojnë të tregojnë në mënyrë cinike fabulën e anëtarësimit në BE, pa pronësi mbi reformat që sigurojnë transformim thelbësor”, tha ai,.

Sipas tij, diferenca qëndron tek mungesa e vullnetit politik që është i pazëvendësueshëm në këtë proces. Kjo është arsyeja që Ballkani Perëndimor vijon të jetë në karusel.

“Po aq larg BE-së sa edhe para realietit të ri gjeopolitik që jetojmë, si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, pavarësisht përsëritjes së retorikës përbetuese të dyanshme për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si synim strategjik i dyanshëm. Takimet e përbashkëta të BE-së me Ballkanin Perëndimor nuk e mbulojnë dot simbiozën e pandershmërisë intelektuale që mbizotëron në këtë proces. Një pjesë e vendeve të rajonit presin që të promovohen duke identifikuar dobësitë ekzistuese të vetë BE-së, në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e sundimit të së drejtës”, tha ai.

Duke shtuar se zhbllokimi i fondeve të BE-së ndaj Hungarisë, pavarësisht rrënimit të standardeve të sundimit të së drejtës, në këmbim të lejimit të vendimmarrjes për hapjen e negociatave me Ukrainën, vendos pikëpyetje të forta për kushtëzimin demokratik e financiar si element i rëndësishëm në procesin e transformimit demokratik.

“Po të shtosh këtu edhe raportet e Komisionit Europian, të cilat janë më shumë përshkruese sesa diagnoztikuese, kuptohet qartë se konsolidimi i projektit europian në këtë kënd të Europës kërkon para së gjithash vullnet politik të dyanshëm”, ka shkruar ish-kryedipomati shqiptar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Metamorfosi: Dy shqiptarë të plagosur, të përfshirë në përleshje në Kretë

The Telegraph: Mbreti Charles luajti një rol kyç në ndryshimin e qëndrimit të Trump për luftën në Ukrainë

Ekziston një mënyrë për ta detyruar Putinin të ndalojë luftën, dhe këto nuk janë sanksionet

Incident i ri në Danimarkë: Drone mbi baza ushtarake

Gjykata e Slantsy arrestoi dy të dyshuar për shitjen e metanolit në vodka

Kosova Times December 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku në takim me Hasanin: Shqipëria ka ndihmuar Kosovën në proceset integruese në strukturat euroatlantike

Kosova Times Kosova Times January 16, 2024
Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit Biden
LDK në Pejë denoncon provokimin ndaj komisionarit të saj në qendrën e numërimit të votave
Shkolla shqipe në diasporë gëzon me suksese në edukimin e brezave të rinj
Përurohet Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?