By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Negociata intensive në OKB lidhur me rezolutën për Gazën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Negociata intensive në OKB lidhur me rezolutën për Gazën
Rajon / Botë

Negociata intensive në OKB lidhur me rezolutën për Gazën

Kosova Times
Last updated: 2023/12/19 at 9:36 PM
Kosova Times Published December 19, 2023
Share
SHARE

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 19 dhjetor kanë zhvilluar negociata intensive, prapa dyerve të mbyllura, lidhur me një rezolutë të sponsorizuar nga arabët, që kërkon rritjen e dërgesave humanitare në Gazë dhe një lloj ndalese të luftimeve, duke tentuar që të shmangin një veto tjetër nga Shtetet e Bashkuara.

Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lana Nusseibeh, tha se shpreson që për rezolutën të votohet të martën mbrëma.

Këshilli paraprakisht kishte caktuar seancë për votimin e rezolutës të hënën, por seanca u shty në përpjekje për të marrë mbështetjen e ShBA-së për rezolutën ose që Uashingtoni të abstenojë.

ShBA-ja ka vendosur veto ndaj rezolutës për Gazën në Këshillin e Sigurimit, që është mbështetur nga të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Po ashtu, më 12 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të ngjashme.

Draft-rezoluta që u prezantua të hënën bënte thirje për “ndaje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive”, por formulimi i rezolutës pritet të ndryshojë, dhe me gjasë do të kërkojë “pezullimin” e armiqësive apo do të përdoret ndonjë term më i butë, me qëllim që të marrë mbështetjen e SHBA-së, thanë diplomatët që folën në kushte anonimiteti.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit janë të rëndësishme sepse ato janë ligjërisht të obligueshme, por në praktikë shumë palë zgjedhin të injorojnë kërkesat e Këshillit për veprim. Ndërkaq, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të obligueshme.

Në versionin e draft-rezolutës të prezantuar të hënën thuhej se civilët në Gazë nuk kanë qasje në ushqim të mjaftueshëm, ujë, nuk kanë kushte sanitari, energji elektrike dhe shërbime mjekësore, “të nevojshme për mbijetesën e tyre”.

Pothuajse 20.000 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që kur Izraeli shpalli luftë kundër Hamasit – grupit palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja – pasi grupi radikal kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor. Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – dhe mori 240 pengje.

Hamasi kontrollon Rripin e Gazës dhe Ministria e Shëndetësisë në këtë territor nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times December 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Ky qytet sapo u shpall kryeqyteti i pushimeve të Evropës, por ka pak turistë

Kosova Times Kosova Times October 17, 2025
Escobar i cilësoi SHBA-të si vendi më prokosovar në botë
Në veri të Kosovës vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve
Nëse hani shumë nga ky ushqim, ekziston rreziku i dëmtimit të përhershëm të trurit…
Presidentja Osmani dhe raportuesi për Kosovën, Riho Terras, diskutojnë integrimin evropian dhe sigurinë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?