By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajra: Fondi Sovran do t’i hapë rrugë zhvillimeve kapitale në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Bajra: Fondi Sovran do t’i hapë rrugë zhvillimeve kapitale në Kosovë
Ballina 1Financa

Bajra: Fondi Sovran do t’i hapë rrugë zhvillimeve kapitale në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 9:32 AM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Themelimi i Fondit Sovran, do t’i hapë rrugë zhvillimeve kapitale në vend. Kështu vlerëson Emanul Bajra, një nga themeluesit e këtij fondi. Por ndryshe vlerësojnë njohës të ekonomisë, sipas tyre, kjo është një iniciativë e dështuar dhe pa asnjë dobi për tregun e Kosovës.

Themelimi i Fondit Sovran ndër të tjera parasheh krijimin e tregut të kapitalit në vend. Kështu vlerëson për Radio Kosovën Emanuel Bajra, anëtar i Grupit Punues për Fondin Sovran, derisa ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që të procedojë tutje. Bajra tha se për të filluar punën ky fond, qeveria do t’i japë 20 milionë euro, por që, sipas tij, kanë përcaktuar disa përkufizime që nuk ia mundësojnë qeverisë ndërhyrjen menaxheriale e komerciale në fond.

“Është shumë e rëndësishëm për ne që njerëzit ta kuptojnë se ekipin menaxhues apo drejtues të fondit nuk e përcakton Parlamenti,  por përcaktohen kriteret e punësimit nga bordi duke pasur parasysh nivelin e konkurrencës, kompetencave dhe bagazhit të eksperiencave se këta njerëz do të bëjnë në fond. Pra, kufiri është shumë i qartë edhe në aspektin e mënyrës sesi do të qeveriset fondi. Pra fondi do të qeveriset nga një ekip menaxhues që nuk është i përcaktuar nga parlamenti, por janë profesionistët ata që do ta menaxhojnë këtë fond”, tha ai.

Por, ekonomisti Erton Bega vlerëson se iniciativa për Fondin Sovran është e dështuar. Sipas tij, kalimi i ndërmarrjeve publike nën menaxhim të Fondit Sovran, nuk sjell dobi për tregun e Kosovës.

“Siç shihet në tri vjet qeverisje, ende nuk kanë arritur që ta kalojnë ligjin. Do të duhet edhe një mandat i dytë për ta operacionalizuar si fond, për këtë institucion nuk ka konsensus politik. Nuk është i mirë për disa arsye, sepse nuk sjell asnjë vlerë të shtuar në menaxhimin e ndërmarrjeve publike në krahasim me ligjet aktuale, kriteret e punësimit janë të mira edhe në ligjet aktuale. Kjo më tepër është një lojë për të arsyetuar mos-menaxhimin e duhur të ndërmarrjeve publike”, tha ai.

Ndryshe, disa nga ndërmarrjet publike, të cilat janë identifikuar se mund t’i barten Fondit Sovran janë: Korporata Energjetike e Kosovës, Kombinati metalurgjik Trepça, Trainkos-i, Infrakos-i e të tjera.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti i njofton ministrat për Procesin e Berlinit e vizitën e Von der Leyen

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Ahmeti–Debevoise, riafirmohet partneriteti strategjik Kosovë-SHBA
Parashikimi i motit, e enjte, 5 dhjetorShqiperi
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore, prioritet shtetëror
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?