By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit
Ballina 1Lajme

Hekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 9:41 AM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë tashmë është lidhur dhe vlera e saj finale është rreth 2 milionë euro.

Bashkimi i operatorëve ”ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K u shpallën fitues vetëm pak kohë më parë teksa procedura mori më shumë se një vit kohë për finalizim për shkak të problemeve që u hasën, raporton Monitor.al

Procedura përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik dhe më pas u rishpall. Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese është 14 muaj në fund të të cilit do të dorëzohet edhe studimi.

Projekti për hekurudhën

Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Kjo linjë cilësohet e një rëndësie të veçantë.

“Ideja e ndërtimit të kësaj linje hekurudhore është e një rëndësie të trefishtë. E para është se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta dhe kapaciteteve më të mëdha; e dyta lidhet me zhvillimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve i cili do të jetë shumë tërheqës dhe i favorshëm për të dy vendet dhe më gjerë; ndërsa e treta është se kjo linjë hekurudhore ofron alternativën më të mirë dhe më të favorshme për lidhjen më të shkurtër të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, përkatësisht të korridorit hekurudhor VIII (tetë) me korridorin hekurudhor X (dhjetë)” thuhet në dokumente.  Të njëjtat nënvizojnë disa alternativa për ndërtimin sa i takon gjurmës ku kalon.

Alternativa 1: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Mjedë – Kufi në Qafë Morinë – Kramovik)

Pjesa shqiptare e itinerarit

Lidhja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është konceptuar si një linjë shumë e vështirë, sepse kalon një terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e projektimit parashikohet të jetë 100 km/orë.

Alternativa 2: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë).

Pjesa shqiptare e itinerarit

Që nga viti 1999, lidhja hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është ideuar përmes linjës ekzistuese nga Miloti drejt qytetit të Rrëshenit dhe zgjatimit më tej drejt grykës së Fanit të Vogël. Në vitin 2005, në trupin e trasesë hekurudhore, në dalje nga stacioni i Milotit në drejtim të stacionit të Rubikut, filloi ndërtimi i autostradës Milot – Rrëshen – Kalimash. Pjesa Shqiptare e linjës së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulojnë një gjatësi prej rreth 108 km. Kjo pjesë ka një tunel me gjatësi rreth 11.5 km i cili futet në zonën e Bisakut dhe del në zonën e Drinit të Zi pranë Skavicës.

Alternativa 3: Do të përcaktohet nga vete konsulenti

Kjo alternativë mbetet për t’u analizuar dhe përzgjedhur nga vete Konsulenti, sipas vizitave në terren dhe përllogaritjeve të kryera dhe si e tillë do t’i propozohet Klienti.

You Might Also Like

Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak

September 18, 2025

Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një qytetare

Osmani: Do angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 1.473 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
Hyseni: Kryqi i Kuq mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritetin
Një grua ka ndërruar jetë në spitalin e Marsala nga hemorragjia pas debatit me djalin
Shkrimtarja Victoria Amelina vdes pas sulmit në Kramatorsk
Kryeministri Kurti vizitoi asetet e restauruara të trashëgimisë kulturore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?