By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
Si u keqinterpretua artikulli i NZZ nga disa media në Kosovë
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë
Ballina 1Lajme

Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 10:39 AM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë në ekspozitën “Bebëzat e mallit”, të fotografit Korab Krasniqi dhe kuratores Vesa Sahatçiu dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë.

Kurti tutje tha se krahas së qenit një hapësirë e posaçme e përkujtimit, kjo ekspozitë e hapur në Ministrinë e Drejtësisë, është edhe ftesë për reflektim rreth mënyrës se si e mendojmë dhe përfaqësojmë humbjen, individuale a kolektive.

“Ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë”, ka thënë ai.

“Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri”, shtoi kryeministri, duke theksuar se vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë.

Andaj tha se është obligim, për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

“Në qorrsokakun e përgjakshëm

Ku e vranë foshnjën e sapolindur

Dhe babanë e saj

U desh të kalojnë 20 vjet

Për t’ia gjetur mbetjet mortore e për t’ia dhënë nënës së vet

Ajo sapo i mori eshtrat në dorë,

I afroi tek gjiri i saj.

Më paska pritur a?
Se nuk qenka rritur fare tha

E buzëqeshi

Mu para se të hapej toka

E ta përpinte.”

Këto janë vargje të poetit tonë të ndjerë Xhevdet Bajraj, për thellësinë e humbjes, mallit e mungesës.

Këtë po e gjejmë edhe sonte, këtu, në një dimension të veçantë, me kujtimet për fëmijët dhe kujtimet e fëmijëve në luftë. 

E nderuara Ministre e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu,

E nderuar kuratore e ekspozitës, znj. Vesa Sahatçiu,

I nderuar z. Korab Krasniqi,

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

na ka mbledhur kjo ekspozitë me titull poetik “Bebëzat e mallit”, kushtuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë. Na flet për “fëmijëri të rrëmbyera”. Sikurse titulli i libër kujtimit mbi të cilin bazohet ajo.  

Krahas së qenurit një hapësirë e posaçme e përkujtimit, kjo ekspozitë është edhe ftesë për reflektim e përfshirje në diskutim rreth mënyrës se si e mendojmë dhe përfaqësojmë humbjen, individuale a kolektive.

Mirënjohje e falënderim për bashkërendimin e përpjekjeve të institucioneve dhe partnerëve tanë që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti.

Ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë.

Për të nderuar dhe lartësuar kujtimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre.

Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj e kemi obligim, për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë!

Faleminderit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Si u keqinterpretua artikulli i NZZ nga disa media në Kosovë

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku

Kosova Times Kosova Times April 22, 2024
Damka pas takimit me Osmanin: Partitë opozitare të reflektojnë Arbresha Berisha / RTK
Një burrë me të brendshme vrapoi në studio, ylli u tmerrua!
Zyrtarja e PE-së: Albin Kurti ka plotësisht të drejtë
Kurti, i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në takimin e Ohrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?