By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lideri i Hamasit në Egjipt, raportohet për bisedime për një armëpushim tjetër në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lideri i Hamasit në Egjipt, raportohet për bisedime për një armëpushim tjetër në Gazë
Rajon / Botë

Lideri i Hamasit në Egjipt, raportohet për bisedime për një armëpushim tjetër në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 5:54 PM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Lideri kryesor i Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE – udhëtoi drejt Kajros të mërkurën për bisedime rreth luftës në Gazë, si pjesë e një diplomacie për ta siguruar një armëpushim tjetër dhe një këmbim të pengjeve, në një kohë kur pjesëtarët e grupit radikal po i bëjnë rezistencë të fortë ofensivës së Izraelit.

Ismail Haniyeh shkoi në Egjipt një ditë pasi Hamasi shkrepi raketa të cilat bënë që të binin sirenat e alarmeve për sulme ajrore në mes të Izraelit, si shenjë force gjatë luftës disa javore tashme, e cila e ka shkatërruar shumicën e veriut të Gazës, si dhe i ka vrarë gati 20.000 palestinezë dhe i ka detyruar rreth 1.9 milion të tjerë – apo 85 për qind të popullsisë- të ikin nga shtëpitë e veta.

Izraeli u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera të botës ta fusin Hamasin në listën e organizatave terroriste, duke thënë se ky grup duhet të çrrënjoset pas sulmit që e kreu më 7 tetor në jug të Izraelit, ku i vrau mbi 1.200 njerëz.

Por, palët kanë rinisur së fundmi bisedime indirekte, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, me qëllim për të arritur marrëveshje për një armëpushim tjetër dhe lirimin e më shumë pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Ende ka dallime të theksuara në bisedimet për pengjet

Megjithëse veprimtaria e zyrtarëve të lartë është rritur së fundmi, dy palët duket të jenë ende larg ndonjë marrëveshjeje për pengjet.

Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë më pengje pa përfunduar lufta, dhe pritet të ngulë këmbë në lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë, përfshirë militantë të rangut të lartë, në këmbim të pengjeve që po i mban rob.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto kërkesa deri tani.

Egjipti, bashkë me Katarin, ndihmuan në ndërmjetësimin e një armëpushimi njëjavor në nëntor, gjatë të cilit Hamasi i liroi mbi 100 pengje në këmbim të lirimit të 240 të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Hamasi dhe militantët e tjerë janë duke i mbajtur rob edhe 129 persona të tjerë.

Hamasi tha se Haniyeh – i cili besohet se qëndron në Katar por lëvizjet e të cilit publikohen shumë rrallë – do të bisedojë me zyrtarë egjiptianë për luftën, pa dhënë hollësi të tjera.

Ziad Nakhaleh, lideri i një grupi më të vogël militant palestinez, Xhihadi Palestinez Islamik, i cili mori pjesë në sulmit e 7 tetorit dhe po mban pengje po ashtu, tha se është ftuar në Egjipt për bisedime dhe se do të udhëtojë atje në ditët në vijim.

Egjipti, i cili kufizohet me Gazën, është tejet i shqetësuar se mund të përballet me refugjatë palestinezë, duke u druajtur se Izraeli nuk do t’i lejojë ata të kthehet në Gazë.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times Kosova Times March 18, 2025
Blinken i bindur për përparim në pranimin e Suedisë në NATO
KQZ-ja dënon dy parti, dorëzuan me vonesë formularët e përditësuar
Kurti shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës
Rusia lufton zjarrin pasi Ukraina pretendon se ka goditur terminalin e naftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?