By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, kredi me 0% interes për mjekët, ushtarakët dhe policët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, kredi me 0% interes për mjekët, ushtarakët dhe policët
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, kredi me 0% interes për mjekët, ushtarakët dhe policët

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 3:32 PM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Ka nisur nga zbatimi programi i kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”.

Kryeministri theksoi se ky program i dhënies së kredive për shtëpi për të gjithë ata që kanë familje të reja me të gjitha interesat e marra përsipër nga shteti e bën plotësisht të mundur që ata të marrin një kredi dhe të blejnë një shtëpi.

“Sot interesat bankare janë mbi 6%. Janë shumë për dikë që ka vetëm një pagë. Nuk është e lehtë për bankat ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën ndërsa duke pasur kredi pa asnjë interes ndryshon tërësisht norma”, u shpreh Rama.

Kryeministri siguroi se ky është program fitues për të gjithë ata që përfshihen.

“Ne kishim 300 kuota këtë vit. Është hera e parë. Procesi ka pasur probleme të natyrës burokratike, por është vetëm fillimi. Ne dhe aplikantët do të mësojmë. Vitin e ardhshëm do të kemi mundësinë ta zgjerojmë numrin dhe të gjitha këto kategori të bëhen me shtëpinë e tyre”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në mes të vitit të ardhshëm paga mestarë në sektorin publik në Shqipëri do të jetë 900 euro.

“Duhet të zgjeronim mundësitë në mënyrë që t’u jepnim të gjithëve më shumë mundësi dhe zgjerimi i mundësive vjen si rezultat i fuqizimit të ekonomisë dhe të financave, nuk vjen si rezultat i dëshirës. Ne na duhet që ta bëjmë këtë pa goditur themelet e ekonomisë, pa kthyer vendin në një piramidë të re dhe për këtë arsye ka qenë e vështirë, është dashur durim. Sot jemi në një fazë të re të ekonomisë së vendit, ku kemi mundësi më shumë, por duhet të vazhdojmë t’i zgjerojmë këto mundësi”, tha ai.

Kryeministri shprehu bindjen se kush investon për të ardhmen e vet në Shqipëri bën një investim fitues.

“Këtu më e mira është e gjitha përpara. Duhet të gjithë ta kuptojnë dhe ta besojnë këtë. Shqipëria, nuk ka asgjë tjetër veçse të shkojë më lart, më lart, më lart. Sepse Shqipëria ka dalë nga rrethi vicioz dhe një hap para, dy hapa mbrapa dhe mjafton të shikoni lekun. Shikojeni lekun sot, se të tjerat mund të merren me dyshim. Shikoni lekun. Lekun nuk e forcojnë as fjalimet e mia, as vendimet e qeverisë as planet e partisë, lekun e forcon ekonomia, vetvetiu”, tha ai.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Kosova Times Kosova Times July 20, 2025
Borel: “Viktor Orbán përfaqëson vetëm Hungarinë, jo BE-në, ai është…
Nuk gjejnë marrëveshje pas aksidentit, përfundojnë me grushte
Kurti niset për në Slloveni për Forumin Strategjik të Bledit
Lista Serbe dorëzon ankesë në Gjykatën Kushtetuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?