By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendet e BE-së pajtohen për t’i ashpërsuar rregullat për azil
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vendet e BE-së pajtohen për t’i ashpërsuar rregullat për azil
Ballina 2Rajon / Botë

Vendet e BE-së pajtohen për t’i ashpërsuar rregullat për azil

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 3:12 PM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë pajtuar që t’i ashpërsojnë procedurat e azilit, në kuadër të reformës evropiane për sistemin e azilit.

Qëllimi i marrëveshjes është që të zvogëlohet shkalla e migrimit në BE.

“Kemi bërë rrugë të gjatë për të arritur këtu. Por, ja kemi dalë. Evropa është më në fund e përkushtuar ndaj migrimit”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në një postim në X – platformë e njohur deri më tani si Twitter.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se kjo ditë e mërkurë “do të hyjë në histori”.

“Dita kur BE-ja ka arritur marrëveshje për rregulla të reja për menaxhim të migrimit dhe azilit”.

Reforma është diskutuar qysh prej vitit 2015, kur një numër rekord migrantësh kanë arritur në BE.

Ndonëse shtetet me qeveri të krahut të djathtë, sikurse Hungaria, kanë qenë në të mirë të ashpërsimit të rregullave aktuale, organizatat për ndihmë dhe partitë politike të së majtës në Evropë, kanë shprehur shqetësim për degradim të të drejtave të njeriut.

Reforma “do të garantojë që ekziston përgjigje efektive evropiane për këtë sfidë evropiane”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Kjo do të thotë se evropianët do të vendosin se kush vjen në BE, dhe kush mund të qëndrojë këtu, jo kontrabanduesit”, ka thënë ajo.

Reforma parasheh rregulla më të ashpra për njerëzit që arrijnë në territorin e BE-së nga vendet që konsiderohen relativisht të sigurta.

Deri sa të merret një vendim ligjor për ta, azilkërkuesit do të strehohen nëpër disa qendra, nën rregulla strikte.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka mirëpritur reformën dhe ka thënë se ajo do të stabilizojë situatën në disa shtete.

“Kjo marrëveshje do të kufizojë migrimin ilegal dhe do të lehtësojë barrën në disa shtete që preken në veçanti, përfshirë Gjermaninë”, ka thënë ai.

Për herë të parë, vendet e BE-së do të obligohen për të marrë pjesë në të ashtuquajturin mekanizëm solidariteti, për t’i shpërndarë migrantët.

Kjo nënkupton që nëse një shtet nuk pranon të marrë refugjatë, atëherë ai shtet duhet të ofrojë mbështetje për vendet tjera në mënyrë tjetër, shembull, përmes kompensimit financiar.

Marrëveshja ende duhet të marrë konfirmimin final në seancën plenare të Parlamentit Evropian, dhe të nënshkruhet nga vendet anëtare të BE-së, proces që konsiderohet tejet formal.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina publikon dokumentar për aftësinë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin

Kosova Times Kosova Times August 7, 2023
Kavourma me presh
“Ora më e errët sapo po vjen.” Parashikime të zymta për Ukrainën
Murati kritikon opozitën për mosvotimin e Rashiqit
Vuçiq pret hapjen e urës mbi Ibër dhe “instalimin e liderëve të rinj serbë nga të huajt”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?