“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elshani.

Sirenat në pjesën veriore, sipas policisë, zakonisht janë lëshuar si alarm që banorët lokal serbë të organizohen për ndonjë ngjarje.

Këto sirena, siç thonë në polici, ishin lëshuar në komunat veriore në maj të këtij viti për t’i mbledhur banorët serbë në protesta kundër kryetarëve të komunave, që më pas eskaluan në dhunë.