By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nuk ka shtetas të huaj në mesin e 13 të vrarëve në sulmin në Pragë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nuk ka shtetas të huaj në mesin e 13 të vrarëve në sulmin në Pragë
Rajon / Botë

Nuk ka shtetas të huaj në mesin e 13 të vrarëve në sulmin në Pragë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 12:29 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakusan, ka thënë të premten se policia i ka identifikuar 13 personat e vrarë nga një student i armatosur të enjten në Pragë, dhe se nuk ka të huaj në mesin e tyre.

Por, në mesin e të plagosurve janë dy shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një shtetas i Holandës, theksoi ai.

“Janë 13 të vrarë nga i armatosuri i çmendur, dhe njëri nga të vdekurit është edhe vetë sulmuesi”, tha Rakusan për televizionin çek.

Më herët, autoritetet kishin raportuar për 14 viktima në universitet.

Më shumë se 20 persona të tjerë u plagosën në njërin prej sulmeve më të rënda masive në historinë e Republikës së Çekisë.

Sulmi i përgjakshëm ndodhi të enjten në departamentin e filozofisë në Universitetin e Karlit, ku sulmuesi ishte student, tha shefi i Policisë së Pragës, Martin Vondrasek. Sulmuesi vdiq, po ashtu, thanë autoritetet. Emri i tij nuk është publikuar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, tha të enjten se nuk ka shtetas të Kosovës të vrarë apo të plagosur në sulmin që ka ndodhur në Pragë.

Policia beson se sulmuesi e vrau babanë e vet të enjten në mëngjes në vendlindjen e tij, Hostun, në perëndim të Pragës, dhe se ai kishte planifikuar të kryente vetëvrasje, sipas Vondrasek, i cili nuk shpjegoi më shumë.

Autoritetet paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet.

Vondrashek shtoi se sulmuesi kishte leje armësh dhe posedonte disa të tilla.

Motivi për të shtënat vdekjeprurëse në Fakultetin e Arteve nuk është ende i qartë. Policia tha se ka informacione të pakonfirmuara se i dyshuari – i identifikuar nga mediat si David K. – është frymëzuar nga një incident i ngjashëm në Rusi, por nuk dha detaje të tjera.

Autoritetet shpallën të shtunën e 23 dhjetorit ditë zie në Çeki. Me flamujt që do të ulen në gjysmështizë dhe kambanat që do të bien në të gjithë vendin, do të nderohen dhe do të kujtohen të 14 të vrarët.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kokëdhembje për Putinin, vë në shënjestër Odesën, ndërsa janë të rrethuar në qytetin strategjik Donestkut

Kosova Times Kosova Times October 1, 2022
Agjentët sekretë italianë të picave
Aksidentohet automjeti i ambasadës ruse, humb jetën një shtetas rus
Italia e Kosova nënshkruajnë planin bilateral të bashkëpunimit në mbrojtje
Lufta ishte shkaku kryesor i vdekjes mes të rinjve rusë vitin e kaluar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?