By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mish qengji: 10 receta me shije të mrekullueshme, nga makaronat te suvlaki
January 22, 2026
Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”
January 22, 2026
Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit
January 22, 2026
Gaza: Plani kryesor i SHBA-së përfshin rrokaqiej dhe qytete të reja
January 22, 2026
Aksident i ri hekurudhor në Spanjë, treni i pasagjerëve përplaset me vinçin
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Presim mbështetjen e Bullgarisë drejt anëtarësimit në NATO e BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Presim mbështetjen e Bullgarisë drejt anëtarësimit në NATO e BE
Ballina 1Lajme

Osmani: Presim mbështetjen e Bullgarisë drejt anëtarësimit në NATO e BE

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 1:08 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani e ka vlerësuar Bullgarinë shtet mik, partner dhe aleat të Kosovës në të gjitha aspektet, derisa tha se pret mbështetjen e këtij shteti edhe drejt anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe BE.

Ajo në konferencën e përbashkët për media me presidentin bullgar, Rumen Radev ka thënë se që nga viti 1999 kur u shënua edhe angazhimi i parë për paqen dhe sigurinë në vendin tonë e deri më tani, Bullgaria ka dhënë kontribut në çdo etapë për ndërtimin e paqes dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“Angazhimi në KFOR, njohja e pavarësisë, duke qenë se Bullgaria ka qenë ndër shtetet e para që na ka njohur, përkrahja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përkrahja e anëtarësimit tonë në organizatat ndërkombëtare dhe përkrahja e vazhdueshme për integrimin euroatlantik”, ka theksuar Osmani.

Tutje e para e shtetit ka thënë se Bullgaria këtë përkrahje e rikonfirmoi edhe me votën që i dha Kosovës në fazën e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, derisa tha se pret mbështetje të tillë edhe në fazat e tjera deri në pranimin e plotë në këtë këshill.

Osmani më tej ritheksoi nevojën e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa drejt anëtarësimit në NATO, duke i ditur sfidat e sigurisë nëpër të cilat po kalon kontinenti ynë.

“Vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat mëtojnë një gjë të tillë, do të mund të ketë efekt afatgjatë për paqe në rajonin tonë”, tha Osmani.

Ajo shprehu shpresën në mbështetjen e fuqishme nga Bullgaria në anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, derisa tha se pret që anëtarësimi i Kosovës të konsiderohet prioritet edhe nga vet BE-ja, pasi kjo do të krijonte stabilitet në rajon.

“Udhëheqja e guximshme dhe veprimet vendimtare të aleatëve tanë në familjen euroatlantike janë të nevojshme për të përshpejtuar pranimin e bazuar në merita të vendeve demokratike të rajonit edhe në BE edhe në NATO. Sepse  çdo hezitim do të krijonte një boshllëk, duke i dhënë  mundësi aktorëve keqdashës ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin e përtej”, nënvizoi presidentja Osmani.

E para e shtetit tha se Kosova si vend demokratik, si vend 100 përqind i afruar me vendimet e politikës së jashtme të sigurisë së BE-së mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të kultivuar marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë.

“Për ne raporti me Bullgarinë gjithmonë ka qenë i një rëndësie të veçantë, prandaj besoj fuqimisht se me përpjekjet tona të përbashkëta do të krijojmë mundësi të reja jo vetëm për të ruajtur paqen në Kosovë por në të gjithë rajonin, si dhe do të hapim kapituj të ri të bashkëpunimit të cilët do ta pasurojnë dhe fuqizojnë gjithnjë e më shumë partneritetin tonë. Ne shohim Bullgarinë si shtet mik, partner dhe si aleat. Prandaj jemi të gatshëm e plot vullnet për zhvillime pozitive në fusha të ndryshme të partneritetit bilateral  nga ekonomia, energjia e arsimi, deri te fusha e sigurisë dhe e mbrojtjes”, shtoi Osmani.

You Might Also Like

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

SHBA dhe Kosova forcojnë partneritetin ekonomik përmes Odës Amerikane

Basha: 28 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, simbol i vendosmërisë shqiptare

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Shmangia nga tatimet i kushton buxhetit mbi 700 milionë euro

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Rajoni rus i jep ryshfet nxënëseve për të mbetur shtatzënë
Shqiptohen mbi 1700 gjoba për konsumues të duhanit në ambiente të mbyllura
Kazakistani sekuestroi pronën e Roskosmos
Personi më i vjetër i Amerikës vdes në moshën 115-vjeçare, pasi jetoi 20 presidentë, ndërsa homazhet për gruan e “jashtëzakonshme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?