By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përgatitni disa përbërës dhe 20 minuta më vonë keni tortën më të shijshme ndonjëherë
May 30, 2025
Zyrtarja e Urbanizmit në Prishtinë denoncon një qytetar për ryshfet
May 30, 2025
OVL UÇK reagon për djegien e bunkerit: Fyerje për sakrificën e dëshmorëve
May 30, 2025
Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, 10 në pranga
May 30, 2025
Jahti luksoz “Abeona” ankorohet në portin e Durrësit
May 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, Manjola Hafizi, fermerja që la punën në bankë për serën me mjedra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shqipëri, Manjola Hafizi, fermerja që la punën në bankë për serën me mjedra
Ballina 2Bujqësi

Shqipëri, Manjola Hafizi, fermerja që la punën në bankë për serën me mjedra

Kosova Times
Last updated: 2023/12/24 at 10:15 AM
Kosova Times Published December 23, 2023
Share
SHARE

Në Shqipëri fuqizimi ekonomik i grave vlerësohet si element kryesor i rritjes ekonomike dhe zbutjes së varfërisë. Një pjesëmarrje më e lartë e tyre në biznes sjell tejkalimin e ndarjeve brenda shoqërisë dhe një jetë më të mirë për të gjithë. Gratë kryesisht në zonat rurale po shohin gjithnjë e më shumë mundësinë e angazhimit në bujqësi përmes investimeve. Manjola Hafizi është një prej tyre, e cila ka zgjedhur të kultivojë mjedra në sera, vetëm disa kilometra larg Tiranës. Për Zërin e Amerikës ajo rrëfen vështirësitë që ka hasur prej 8 vitesh por dhe suksesin e arritur.

Në Shqipëri rreth 41 përqind e grave të punësuara, punojnë në sektorin e bujqësisë, i cili ka një ndikim me 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, dhe punëson gjysmën e fuqisë punëtore në vend. Ato menaxhojnë rreth 1/3 e ndërmarrjeve, ndërsa në sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrjes në peshkim dhe pyje, 17% janë pronare dhe administratore. Manjola Hafizi është një prej tyre, cila ka mbështetur punën e saj në kultivimin e mjedrës në sera, vetëm 20 km larg Tiranës, në afërsi të Prezës. 1.7 ha sera pas 8 vitesh punë të pandërprerë. Por si është ajo këtu. Bujqësia është një sektor që paraqet mjaft vështirësi të cilat shtohen akoma më shumë kur je grua. E mbështetur fillimisht nga fonde të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, sot Manjola ja ka dalë ta shtojë me mbi dy herë sipërfaqen e serave.

“Në fillim kemi patur vështirësi, sepse nuk njihej fruti. Kishim shumë probleme me publicitetin derisa njerëzit të bëheshin të vetëdijshëm se çfarë ishte mjedra. Sa herë kam thënë çfarë pata unë që i hyra kësaj pune. Njerëzit nuk më kuptonin. Por kisha mbështetës nga pas që nuk më lanë të kthehesha”, thotë Manjola Hafizi, fermere.

Manjola ka kryer studimet e larta në degën menaxhim-biznes. Ajo ndodhet sot këtu, në mes të serave me mjedra dhe së fundi dhe me manaferra të zeza, pas një eksperince pune prej 7 vitesh në një bankë të nivelit të dytë.

“Në vitin 2015 ndjeva nevojën për të bërë diçka ndryshe, për të qenë më afër me natyrën. Të gjithë pa përjashtim, përveç mamit dhe babit tim thoshin -përse e le punën në bankë, përse do rrish të merresh me baltën, me tokën. Por kjo ishte dëshira ime. Arrita t’i bind dhe jam këtu, ku jam sot. Më mirë merrem me bimët se sa me njerëzit”- vijoi Manjola Hafizi, fermere.

Mungesa e fuqisë punëtore është një nga pengesat më serioze në rrugëtimin e Manjolës, ashtu si në disa sektorë të tjerë në ekonominë e vendit. Në muajt e verës, që është dhe piku i punës në vjelje, ky problem ishte dhe më i rëndë. Ajo është nënë e tre fëmijëve nga 3 deri në 14 vjeç. Dy më të rriturit, janë krah saj në shumicën e kohës.

Vështirësitë për Manjolën janë pjesë e rrugëtimit, ndaj dhe kur flet për to e shoqëron gjithmonë me një buzëqeshje të natyrshme.

“Jemi munduar të përthithim moshën e re. Fëmijët që mbarojnë shkollën në qershor. Fëmijët e mi të parët, që nuk mungojnë. Kemi punësuar disa djem të rinj në vjelje. Gratë janë shumë të vështira. Hapja e fasonerive e ka ndërprerë forcën punëtore të grave për fushat e tjera. Pjesa më e madhe janë mobilizuar tek fasoneritë”- u shpreh Manjola Hafizi, fermere.

E megjithatë disa gra të zonës, kanë zgjedhur t’i besojnë dhe jenë krah Manjolës në punët e zakonshme të ditës në serë. Por a janë të prirur fëmijët, të çojnë më tej pasionin e nënës së tyre?

“Ne jemi të gjithë me profesione të ndryshme. Unë kam studiuar për menaxhim biznes, bashkëshorti është mjek onkolog, kunati im është dentist, vëllai inxhinier. Edhe fëmijët e mi duan një profesion, unë nuk imponoj zgjedhjet e tyre, por punën në fermë kanë dëshirë ta kënë si profesion të dytë”- vijoi Manjola Hafizi, fermere.

Manjola ka ditur të tejkalojë në disa momente mungesën e fuqisë punëtore gjatë vjeljes në verë, duke aplikuar disa mënyra që i afron njerëzit me natyrën.

“Gjatë stinës së verës ne kishim shumë fruta dhe nuk i vilnim dot. Bëmë thirrje që njerëzit që donin të vinin të merrnin fruta të mund t’i vilnin vetë. Kishin mundësi të merrnin një enë, të merrnin sa të donin, t’i peshonin dhe t’i blinin me çmim të leverdishëm, duke hequr kostot e punëtorit. Kjo metodë rezultoi efektive”- u shpreh Manjola Hafizi, fermere.

I ka falur tokës jetën dhe fuqitë e saj dhe shpërblimi vjen nga pak çdo ditë. E zhytur mes bimëve në serë ajo ndjehet si në një familje të dytë. I sheh tek rriten, çelin lule, fruta, dhe me pas të ikin drejt tregut. I gjithë cikli i jetës së bimës në sytë dhe vëmendjen e saj.

“Bimën e shoh si fëmijën tim. Siç rriten njerëzit ashtu rriten dhe bimët. Brenda një viti do rriten, do japin prodhim dhe do ikin. Është si pjesë e familjes”- vijoi Manjola Hafizi, fermere.

1.7 ha sera, por për Manjolën kjo është kështjellë, e ngritur me mund dhe vështirësi. Tani i duhet ta mbajë dhe të ecë para. Nuk është më ajo vajza e bankës, me kalkulime të ftohta përballë kompjuterit. Tani është e lidhur me tokën, me natyrën, tek të cilat gjen mbështetjen më të fortë për vete dhe familjen. Ndjehet krenare që është fermere dhe që ka arritur të shtojë statistikat e grave pronare të fermave në vend.

You Might Also Like

Trump i jep fund koordinimit ushtarak me Izraelin: Biseda për Iranin shkaktoi mosmarrëveshje serioze me Netanyahun

Prishtina, pjesë e konferencës së 45-të të policive evropiane

Protestuesit i hapin rrugë stërvitjes ushtarake ‘Defender 2025’

DW për Kosovë: Telenovela parlamentare në stilin Hitchcockian

Shoqata e Prokurorëve kërkon nga zyrtarët publikë maturi në deklarime

Kosova Times December 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Crosseto: Me ministrin Mehaj diskutuam për gatishmërinë e Italisë për tejkalimin e ngërçit mes Kosovës e Serbisë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Ekspertët: Bëni seks të dielën, është dita eksituese dhe më e “egër” e javës
Komuna kërkon kalimin e planit zhvillimor, opozita e kundërshton
Presidenti amerikan Biden reagon ndaj qasjes se Netanyahut
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?