By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Vlojnë” konkurset për punësime një muaj para qeverisë teknike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Vlojnë” konkurset për punësime një muaj para qeverisë teknike
Rajon / Botë

“Vlojnë” konkurset për punësime një muaj para qeverisë teknike

Kosova Times
Last updated: 2023/12/23 at 12:10 PM
Kosova Times Published December 23, 2023
Share
SHARE

Një muaj para formimit të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, janë hapur dhjetëra konkurse për punësime në ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore.

Sipas dispozitave ligjore që kanë të bëjë me punën e qeverisë teknike, ndalohen punësimet me afat të pacaktuar, përveç atyre që janë të domosdoshme për funksionimin normal të tyre.

Formati i ri i qeverisë, në të cilin merr pjesë edhe opozita me dy ministra dhe katër zëvendësministra, ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.

Qeveria teknike duhet të nisë me punë më 27 janar 2024, apo 100 ditë para çdo cikli zgjedhor dhe shumë institucione e ndërmarrje po e shfrytëzojnë kohën e mbetur për të realizuar punësime në pozita të ndryshme.

Kompania shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) ka hapur konkurs për 500 punëtorë, të cilët varësisht pozitës do të kenë një pagë mujore prej 500-1000 euro.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka shpallur konkurs për 41 vende të lira pune, Ministria e Punëve të Jashtme për 15 sosh, nëntë punësime kërkohen nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, tetë nga Ministria e Informatikës dhe Administratës Publike. Ministria e Drejtësisë kërkon të punësojë njerëz për tri pozita në kabinetin e ministrit, ndërsa konkurse janë shpallur edhe nga ministri të tjera, por edhe nga shumë ndërmarrje tjera publike, spitale, shkolla, komuna e kështu me radhë.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në opinion se “partitë politike nuk po heqin dorë nga avazi i vjetër për punësime në prag të zgjedhjeve me qëllim të blerjes së votave”.

Nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në disa raste është kërkuar sqarim se pse punësimet e tilla bëhet pikërisht tani kur deri në shpalljen e qeverisë teknike ka mbetur rreth një muaj.

Përgjigjja e tij në vazhdimësi ka qenë se punësimet bëhen varësisht nevojave të institucioneve dhe se ato nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet.

“Unë nuk do të thosha se bëhet fjalë për punësime parazgjedhore pasi zgjedhjet janë më 8 maj, ndërsa ne tani jemi në muajin dhjetor. Këtu nuk shoh diçka parazgjedhore. Me siguri se bëhet fjalë për punësime që kanë të bëjnë me procesin tekniko-teknologjik të kompanive apo nevojave për punësime në institucionet tjera”, ka thënë Kovaçevski.

Por, opozita ka pyetur Qeverinë se pse punësimet “e nevojshme” nuk i ka bërë më herët, por pikërisht në këtë periudhë që lë dyshime se pushteti po synon që përmes punësimeve të “shpëtojë nga disfata e thellë në zgjedhje”.

“Me këto punësime ata mendojnë se mund ta zbusin humbjen në zgjedhje apo të amortizojnë fitoren e VMRO DPMNE-së. Unë nuk jam kundër punësimit të njerëzve. Ata duhet të punësohen, nëse ka nevojë për diçka të tillë dhe i inkurajoj institucionet që ta bëjnë një gjë të tillë, por çështja është se pse kjo nuk u bë para një muaji apo para një viti. Pse këto punësime bëhen tani një muaj para formimit të qeverisë teknike”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Institucionet, ndërkohë, po realizojnë edhe punësime të përkohshme duke u premtuar të punësuarve se kontratat e tyre do të vazhdohen pas skadimit të tyre.

Punësimet e tilla konfirmohen edhe nga Agjencitë për Punësime të Përkohshme duke veçuar ato në sistemin shëndetësisë, arsimit, administratës, gjyqësorit dhe një sërë institucionesh tjera.

“Përmes nesh ata punësojnë njerëzit e tyre nga partia. Tashmë i kanë përzgjedhur njerëzit vet dhe ne duhet të zbatojmë procedurat që gjithçka të jetë e ligjshme”, thotë pronari i një Agjencie për Punësim të Përkohshëm në Shkup, i cili deshi të mbetej anonim.

Shkeljet ligjore gjatë “punësimeve partiake” në vazhdimësi janë denoncuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por vërejtjet e tij asnjëherë nuk janë marrë parasysh.

“Nga viti 2019 kërkojmë që kjo mënyrë e punësimit të hiqet. Kjo na mori një mandat të tërë… Ka lista partiake që janë dërguar në agjencitë e punësimit, nuk ka transparencë se si zgjidhen kandidatët, kujt si t’i teket hap vende të punës”, thotë për Radon Evropa e Lirë anëtari i komisionit, Nuri Bajrami.

Qeveria më herët kishte dalë me një propozim-ligj për ndalimin e punësimeve të përkohshme, por edhe rregullimin apo ndërmarrjen e masave shtesë për kontrollit e punësimeve gjatë cikleve zgjedhore, por zbatimi i ligjit të miratuar është shtyrë për në vitin 2025.

Nga Komisioni Antikorrupsion thonë se bëhet fjalë për shtyrje të qëllimshme të zbatimit të ligjit.

“Zbatimi i këtij ligji nga viti 2025 bëhet me qëllim që të kalojë ky rund zgjedhjesh, pastaj të kalojnë edhe zgjedhjet lokale dhe më pas le të bëjnë çfarë të duan. Kjo paraqet rrezik të madh, për korrupsionin politik, nepotizmin dhe kjo e dëmton rëndë gjithë sundimin e ligjit”, thotë Bajrami.

You Might Also Like

Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”

Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’

Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve

Trump: Negociatat për t’i dhënë fund luftës fillojnë menjëherë. Reagimet nga Putin, Zelensky, BE…

Von der Leyen: Trump na informoi për bisedën me Putinin

Kosova Times December 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Stoltenberg i tha Erdoganit se është koha për të lejuar Suedinë të bëhet anëtare e aleancës

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
Sallata “Murgu”
Sveçla takohet me dy ministra turq, dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara
Banka e Shqipërisë prezanton Strategjinë Afatmesme 2025–2027
Bislimi dhe ambasadori Italian biseduan mbi zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?