Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot edhe dy zëvendësministra të rinj nga komuniteti serb në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Nenad Stanojeviq emërohet zëvendësministër për Ekonomi, ndërsa Lazar Raduloviqin emërohet zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Kryeministri Kurti me këtë rast i uroi dy zëvendësministrat për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit të ekzekutivit, në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.