By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së
Ballina 1Lajme

Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2023/12/24 at 9:33 PM
Kosova Times Published December 24, 2023
Share
SHARE

Në kodrën e Cërnushës të Mitrovicës më 30 dhjetor, kur edhe shënohet Dita e Veteranëve, do të bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë projekt, Komuna e Mitrovicës ka vendosur të shpenzojë 119 mijë euro. Zyrtarët lokalë shpresojnë se me këtë veprim do ta nderojnë UÇK-në dhe kjo pikë do të shndërrohet në atraksion turistik.

Tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur në një nga pikat më të larta të Mitrovicës,  mbi kodrën e Cërnushës. Kjo kodër pritet të shndërrohet në një prej pikave më atraktive në këtë qytet.

Vendosja e tij në këtë lokacion nuk ishte e rastësishme. “Kodra në të cilën janë vendos tri shkronjat është kodra e Cërnushës e cila është prej pikave më të larta këtu buzë qytetit të Mitrovicës dhe është një prej zonave që duket nga pjesa më e madhe e qytetit dhe është një lokacion, një vend të cilin e meritojnë ato shkronja pasi edhe reprezentohen mirë, edhe duken nga të gjitha anët”, tha për RTK Arian Tahiri nënkryetar i Mitrovicës.

Projekti i kushtoi Komunës së Mitrovicës 119 mijë euro, ndërsa për t’u jetësuar u desh mjaft kohë.

“Realizimi i projektit ka marrë rreth 1 muaj e gjysmë kohë për shkak që fillimisht është dashur infrastruktura tokësore të rregullohet, baza, aspekti i energjisë elektrike, kabllot nëntokësore të lidhen me trafot në kodër lart, pastaj pjesa e shkronjave dhe e ndriqimit. Vlera e projektit është rreth 119 mijë euro”, tha ai.

Pikërisht në Ditën e Veteranëve, më 30 dhjetor, pritet të bëhet përurimi i tri shkronjave më domethënëse në historinë e Kosovës.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times December 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelenskyy zhvilloi një takim me ministrin amerikan të Mbrojtjes Austin

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Ademi merr dy plaketa nga UEFA
Përurohet pavioni i ri në Shërbimin Korrektues të Kosovës për persona me nevoja të veçanta
BE e shqetësuar – Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit
Apeli vërteton pafajësinë në rastin `Ukë Rugova I`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?