By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama para qytetarëve të Matit: “Atë çka e themi atë e bëjmë, pavarsisht bllokadave”
August 30, 2025
Policia ukrainase shqyrton gjithashtu përfshirjen e Rusisë në vrasjen e Parubiy
August 30, 2025
Gjykata e Apelit: Fuqia për vendosjen e tarifave i përket Kongresit
August 30, 2025
Putini po shkon në Kinë. Ai do të mbështesë idenë e një rendi të ri botëror
August 30, 2025
SHBA-të diskutojnë vendosjen e firmave ushtarake private në Ukrainë
August 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e t(m)errit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Qeveria e t(m)errit!
Opinion

Qeveria e t(m)errit!

Kosova Times
Last updated: 2023/12/25 at 4:27 PM
Kosova Times Published December 25, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Qytetarët e vendit dhe mërgimtarët kanë mundur të besojnë në shumë mrekulli të premtuara prej pushtetarëve të pasluftës, por asnjëherë nuk kanë besuar në ferrin dhe tmerrin e pushtetarëve gjysëmshekulli pas çlirimit të vendit!

Me hajna, me hajna nuk ka shtet…

Ky ishte njëri prej sloganeve të pushtetarëve aktualë kundrejt pushtetarëve të kohës së kaluar. Por, ja që qytetarët e vendit dhe bashkatdhetarët nga të gjitha vendet evroperendimore po e përjetojnë terrin dhe ferrin e vërtetë të këtij dimri nga kjo qeveri në prag të festave të fundvitit.

Ndalja e rrymës pa ndonjë arsye 24 orë në ditë dhe nga tre e katër ditë në vijimësi, e ka vetëm një shpjegim për qytetarët dhe mërgimtarët; vjedhje e energjisë elektrike për shitje në vendet e rajonit dhe për furnizim të rregullt për serbët e veriut.

Ky është paradoks dhe tragjikomedi njëkohësisht! 

Paradoksalisht furnizohen me energji elektrike serbët e veriut, ata që për 24 vjet nuk e kanë paguar rrymën, ujin dhe as tatimet ndaj shtetit të Kosovës, kurse në prag të festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri ndëshkohen qytetarët e ndershëm dhe luajal të Republikës së Kosovës!

Është pak më tepër se fatkeqësi për mërgimtarët kur arrijnë në vendlindje pas 25 e 30 orëve rrugëtim dhe të mos gjejnë drita në shtëpitë e tyre, të mos kenë mundësi për t’u pastruar nga djersitja e një rrugëtimi të gjatë.

Mërgimtarët nëse arrijnë në mbrëmje në shtëpitë e tyre, deri në mëngjes nuk mund t’ua shohin mirë fytyrat familjarëve të tyre përmes dritës së qirinjve dhe as të shijojnë kënaqësinë e ardhjes në familje!

Në vend të gëzimit mallkojnë pushtetarët dhe vendin e lindjes!

“E bleva televizorin e ri, por që tre ditë nuk pata mundësi ta provojë funksionimin dhe as t’ia shohë ngjyrat”, rrëfehet mërgimtari i ardhur nga Gjermania!

Ndërsa Fermeri i fshatit, i mllefosur u shprehë në këtë mënyrë; “Nëse vazhdohet kështu do të më shkojnë dëm të gjitha shkaku i mungesës së energjisë elektrike”

Janë edhe një varg i gjatë i dëmeve dhe përkeqësimit të jetës së banorëve në zonat rurale të komunës së Klinës shkaku i energjisë elektrike, si në amvisëri, biznese dhe ekonomi familjare. E gjithë kjo në mungesë të rrjetit të ujësjellësit, pasi kur ndalet rryma banorët mbesin edhe pa ujë, për shkak se ujin e sigurojnë përmes pompave nga thellësitë e tokës.

Kush ju përgjigjet qytetarëve për dëmet e shkaktuara nga rryma?

Përgjigja është, askush!

Pra as KEDSI dhe as Shteti!

Prandaj, qytetarët e mbetur akoma në këtë vend, 1 Janarin janë duke e pritur si ditën e ringjalljes për të ikur nga ky vend i bekuar, të cilin e kthyen në mallkim për qytetarët pushtetarët e papërgjegjshëm, hajdutët e pangopshëm dhe kriminelët e këtij vendi të bekuar nga Zoti!

Ndëshkimi i mërgimtarëve, turpi i pushtetarëve

Asnjë pushtet okupues nuk ka mundur me shekuj ta kthejë Kosovën në një vend kaq të pashpresë, kurse këta kusarët e politikës sonë nga paslufta e deri më sot, në mënyrë sistematike dhe në vijimësi e rrënuan çdo shpresë të qytetarëve për jetë në vendin më të bukur në botë!

Të gjithë pushtetarët e pasluftës e kanë vjedhur dhe plaçkitur këtë vend, por edhe kanë bërë punë të mira për vendin, kurse këta “shpëtimtarët” e fundit nuk e bën asnjë punë të mirë për vendin dhe për mirëqenien e qytetarëve.

Këta pushtetarët e sotëm në nivelin qendror dhe lokal u treguan më të aftë dhe më të sofistikuar në vjedhjen e resurseve shtetërore dhe zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve. Pushtetarët aktualë nuk po vjedhin në mënyrë klasike sikurse pararendësit e tyre, por atë po e bëjnë në mënyrë të sofistikuar me ngritje çmimesh, me rritje tatimi, me rritje të faturave të energjisë elektrike dhe çdo shërbimi tjetër për qytetarët, filluar nga tarifat e internetit dhe telefonisë mobile!

Se kjo që e ceka më sipër është e vërtetë po ua ilustrojë me një shembull konkret; “I kaluam tre ditë e net pa energji elektrike në pjesën dërmuese të komunë së Klinës, për habi në orët e vona të mbrëmjes për t’i mashtruar qytetarët e lëshojnë rrymën nga 2-3 minuta sa për të menduar qytetarët se janë duke punuar në rrjet, ndërsa gjatë tërë ditës as për një minutë të vetëm rryma nuk vjen”!

Kjo është dëshmi i mjaftueshme për vjedhjen e koordinuar të Qeverisë me KEDS-in, duke ua nxirë jetën qytetarëve dhe ndëshkuar mërgimtarët gjatë pushimeve të fundvitit në vendlindje.

You Might Also Like

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?

Kosova Times December 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Begaj: Pa udhëheqjen amerikane, s’do të kishim një Kosovë të pavarur

Kosova Times Kosova Times May 26, 2025
Tiranë, dhunë mbi avokatin Mëngjesi, vetëdorëzohet një prej 3 agresorëve
Kurti pas fjalimit në KS: Rregullorja e BQK-së i mbron qytetarët nga krimi
Këto janë femrat më të bukura në botë për vitin 2022
Southagte dhe Inzaghi pëlqehen nga Man United
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?