By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli sulmon Gazën qendrore teksa synon zgjerimin e ofensivës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli sulmon Gazën qendrore teksa synon zgjerimin e ofensivës
Rajon / Botë

Izraeli sulmon Gazën qendrore teksa synon zgjerimin e ofensivës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/26 at 3:25 PM
Kosova Times Published December 26, 2023
Share
SHARE

Forcat izraelite kanë bombarduar kampet palestineze të refugjatëve në Gazën qendrore të martën, thanë banorët. Duket se Izraeli po përgatitet të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në seksionin e tretë të territorit të pushtuar.

Izraeli është zotuar se do të shtypë Hamasin – grup palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja – për shkak të sulmit vdekjeprurës që grupi kreu në jug të Izraelit më 7 tetor. Për javë të tëra, forcat izraelite janë përfshirë në luftime të ashpra urbane në veri të Gazës dhe në qytetin jugor të Han Junisit, duke shtyrë palestinezët që të gjejnë strehim në skajet e territorit.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim dhe thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për të reduktuar numrin e viktimave në mesin e civilëve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë më herët paralajmëroi se lufta nuk është afër fundit.

Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, duke vrarë më shumë se 20.600 palestinezë dhe duke detyruar që të zhvendoset pothuajse e gjithë popullsia e territorit prej 2.3 milionë banorësh.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit, në Izrael janë vrarë 1.200 persona dhe janë zënë rob 240 të tjerë.

Banorët e Gazës qendrore thanë më 26 dhjetor se gjatë natës ka pasur granatime dhe sulme ajrore në kapet Nuseriat, Magazi dhe Burej. Në këto kampe janë strehuar palestinezët e larguar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 me Izraelin – dhe tani kampet janë mbushur edhe me të zhvendosurit si pasojë e luftës së fundit.

“Bombardimet ishin shumë intensive”, tha Radwan Abu Sheitta, mësues palestinez që jeton në Burej.

Brigada e Kasamit, që është krahu ushtarak i Hamasit, tha se luftëtarët e tij kanë goditur një tank izraelit në lindje të Burejit. Ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, por sugjeron se forcat izraelite po lëvizin drejt kampit.

Po ashtu, sulme nga ajri ka pasur edhe në linde të kampit Nuseriat, thanë banorët.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën për të shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, grupit që udhëheq me Gazën që 16 vjet.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times December 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lukashenko ngre kurth me pasaporta për kundërshtarët

Kosova Times Kosova Times September 18, 2023
Arabella Chi nga Love Island heq të brendshmet për të pozuar me një fustan rozë krejtësisht të tejdukshëm
Vazhdojnë kërkimet për veteranin Zylfi Tejeci që u zhduk nga 23 janari
25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?