By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK i drejtohet Kushtetueses, kërkon vlerësimin e Ligjit për Fondin Sovran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK i drejtohet Kushtetueses, kërkon vlerësimin e Ligjit për Fondin Sovran
Lajme

PDK i drejtohet Kushtetueses, kërkon vlerësimin e Ligjit për Fondin Sovran

Kosova Times
Last updated: 2023/12/26 at 12:37 PM
Kosova Times Published December 26, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës e dërgoi për vlerësim Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese.

 

Deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, ka deklaruar se është i bindur se ky ligj do të kthehet pasi sipas tij, Qeveria po përpiqet “me ligje diskriminuese e të pabarabarta të kapë resurset e asetet e ndërmarrjeve”.

“Jemi të bindur që do të duhej të kthehej ky ligj tashmë i miratuar në Kuvend dhe t’i kthehemi normalitetit ekonomik. Dështimet ekonomike që i ka arritur në këto tri vite në këto ndërmarrje, po orvatet të vendosë një superstrukturë menaxhuese për të krijuar pabarazi dhe linja të tjera të kontrollit”, ka thënë Shala.

PDK vlerëson se me Ligjin për Fondin Sovran po krijohet një institucion jashtë parimeve të sundimit të ligjit, dhe kërkesa për vlerësimin e këtij ligji e pamundëson dekretimin e tij nga ana e presidentes.

Përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu, ka thënë se Ligji për Fondin Sovran i ka 11 nene të papajtueshme me Kushtetutën. Sipas tij, Qeveria me këtë ligj po përpiqet të krijojë monopol.

“Kemi vlerësuar se janë 11 nene që konsiderojmë se janë të papajtueshme me së paku 7 nene të Kushtetutës. Edhe neni për rolin investues të Fondit Sovran e krijimin e ndërmarrjeve të cilat njihen si ndërmarrje private, në këtë mënyrë krijon monopolin, pasi Fondi Sovran do të zgjedhë 2 ndërmarrje sipas dëshirës së tij, do të investojë dhe në raport me to do të ketë diskriminim”, ka theksuar Fetahu.

Edhe LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me pretendimet se Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të kontrolluar shtetërore.

Ndërse, Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

Sipas Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times December 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Ushqimet që duhet të hanë duhanpirësit

Kosova Times Kosova Times September 6, 2022
Tuppurainen: Kosova ka bërë shumë hapa përpara
Pse u ndalën njohjet?
Policët britanikë shtiren si vrapues dhe arrestojnë 18 burra për ngacmim të grave
Këshilli i BE-së u heq vizat serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?