By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama: Plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur
August 14, 2025
Tragjedi në Maliq të Shqipërisë, vdes 14-vjeçari pas konfliktit me thika
August 14, 2025
Një recetë për përsosmëri kremoze pa pjekje
August 14, 2025
8 ushqime me veti të mrekullueshme që na mbrojnë nga sëmundjet – dhe madje edhe nga kanceri
August 14, 2025
E vërteta rreth ushqimit në aeroplane për të cilën nuk flitet shumë
August 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse po kontestohet Ligji për Fondin Sovran?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Pse po kontestohet Ligji për Fondin Sovran?
Ballina 1Financa

Pse po kontestohet Ligji për Fondin Sovran?

Kosova Times
Last updated: 2023/12/26 at 10:15 PM
Kosova Times Published December 26, 2023
Share
SHARE

Ligji për Fondin Sovran i miratuar në dhjetor të këtij viti në Kuvendin e Kosovës po kontestohet nga partitë opozitare.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kanë dërguar për vlerësim këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Të dyja këto parti e konsiderojnë këtë ligj diskriminues dhe në kundërshtim me parimin e ekonomisë së lirë të tregut.

Çka është Fondi Sovran?

Nëpërmjet Ligjit për Fondin Sovran, e gjithë pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës pritet t’i bartet këtij Fondi.

Fondi Sovran do të marrë përsipër ndërmarrjet publike të natyrës komerciale si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Posta, Telekomi, Hekurudhat Infrakos dhe Hekurudhat Trainkos, si dhe asetet me potencial zhvillimor që tani administrohen nga Agjencia e Privatizimit.

Fondi Sovran do të menaxhojë me këto ndërmarrje duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investimet që do të bëhen.

Për Qeverinë e Kosovës, Ligji për Fondin Sovran është një nga reformat më të mëdha për zhvillim ekonomik të vendit.

Sipas Qeverisë, Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimin e keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

Ligji e definon Fondin Sovran si institucion investues dhe zhvillimor të Kosovës.

Kapitali themeltar i Fon­dit Sovran, siç thuhet në Ligj, është 20 mi­li­onë euro dhe mbu­lohet nga Qeveria e Kosovës dhe bartet në llogarinë e Fondit në Bankën Qendrore.

Përmes administrimit të ndërmarrjeve dhe aseteve të Kosovës, Fondi Sovran synon “zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”.​

Sipas PDK-së, 11 nene të këtij Ligji janë në mospërputhje me shtatë nene të Kushtetutës së Kosovës.

Në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës, sipas PDK-së, është edhe neni që flet për rolin investues të Fondit Sovran, si dhe krijimin e ndërmarrjeve, që njihen si ndërmarrje private që do t’i mbështesë Fondi.

Në këtë mënyrë, PDK-ja konsideron se krijohen monopole në treg pasi Fondi Sovran do të zgjedhë dy ndërmarrje private, sipas dëshirës së tij, pa kushte e pa kritere.

Neni 31 i këtij ligji, i cili po kontestohet nga PDK-ja ka të bëjë me investimet brenda vendit.

Ky nen i këtij ligji i mundëson Fondit të investojë njëkohësisht dhe për kohë të konsiderueshme në së paku dy shoqëri private të sektorit, por mund të zvogëlojë ose të tërheqë kapitalin nga shoqëria që nuk performon mirë.

Ndërkaq, në nenin 32, Ligji për Fondin Sovran mund t’i japë përparësi investimit në sipërmarrje kampione.

Sipas këtij neni, si sipërmarrje kampione mund të certifikohet një kompani, e cila është themeluar si shoqëri aksionare, ka selinë, shumicën e kapitalit dhe veprimtarinë kryesore në Kosovë.

Po ashtu, si sipërmarrje kampione mund të certifikohet ajo kompani, e cila përqendrohet në prodhimin e mallrave ose në eksportin e mallrave ose shërbimeve, si dhe ka arritje të dëshmuara disavjeçare në prodhim ose eksport.

Një sipërmarrje kampione mund të certifikohet edhe nëse ka së paku pesëdhjetë punëtorë të rregullt.

Edhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) në një hulumtim që i ka bërë Projektligjit për Fondin Sovran, kundërshton autorizimet aktuale të Fondit Sovran që të bëjë investime në kompanitë private ku shteti bëhet pjesëmarrës në ekonomi.

Në këtë mënyrë, sipas GSJP-së ‘i vjen fundi ekonomisë së tregut’.

“Eksploatimi i kësaj gjendjeje përmes Fondit Sovran – ndër të tjera – si shoqëri aksionare që investon në kompani të brendshme private dhe komplementohet (plotësohet) nga skema e sipërmarrjeve kampionë, është e destinuar të vë vulën e fundit mbi tregun e lirë, edhe ashtu fragjil në Kosovë”, thuhet në hulumtimin e kësaj organizate.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në një reagim të bërë më 22 dhjetor, ka thënë se edhe pse themelimi i një Fondi Sovran mund të duket si një mënyrë për të mbështetur ekonominë, është i dukshëm diskriminimi ndaj ndërmarrjeve private.

Sipas tyre, të gjitha ndërmarrjet, pavarësisht nga struktura e tyre, kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ky parim mes tjerash, sipas OEAK-ut, është i ngulitur edhe në aktin më të lartë juridik të vendit, si bazë e rregullimit ekonomik.

Duke analizuar dispozitat e këtij ligji, OEAK-u thotë se ka vërejtur se nevojitet një qartësim më i saktë i disa dispozitave, për të shmangur interpretimet e dyanshme.

Në të njëjtën kohë, Oda Amerikane konkludon se dispozita të caktuara janë në kundërshtim me dispozitat e akteve të tjera ligjore.

Projektligji ka përcaktuar edhe disa kushte të bartjes së aseteve në pronësi të Fondit.

Për t’u bartur një aset në pronësi të Fondit Sovran, njëra nga kushtet që përcakton projektligji është që aseti duhet të jetë i komercializueshëm dhe të premtojë fitim brenda një periudhe të arsyeshme.

Ndërkaq, nëse është ndërmarrje, duhet të ketë strukturë të qëndrueshme dhe plan biznesi të qartë.

Krijimi i Fondit Sovran ka qenë premtim elektoral i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky premtim pas marrjes së pushtetit është futur edhe në programin qeverisës katërvjeçar.

Qeveria, me krijimin e Fondit Sovran, ka paraparë shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

You Might Also Like

Kurti në mbyllje të Konferencës së Ambasadorëve:Siguria prioritet i Kosovës

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Kushtetuesja: Aktgjykimi publikohet pas përfundimit të procedurave ligjore

Betonohet pllaka e urës së re mbi lumin Ibër

Konstituimi i Kuvendit mbetet pezull, pritet aktgjykimi i Kushtetueses

Kosova Times December 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria ruse vazhdon të përpiqet të rrethojë Avdeevka

Kosova Times Kosova Times October 14, 2023
Osmani nga takimi me Varadkar: Kosova e ka vendin afër jush në BE
51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, një me fatalitet
Alternativa feston tetë vjetorin e themelimit me një pritje solemne
Erdogan njoftoi vizitën e Putinit në Turqi. Kremlini nuk e ka konfirmuar ende
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?