By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji për pagat: Kë e prek vendimi i Kushtetueses?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Ligji për pagat: Kë e prek vendimi i Kushtetueses?
Ballina 1Financa

Ligji për pagat: Kë e prek vendimi i Kushtetueses?

Kosova Times
Last updated: 2023/12/27 at 6:15 PM
Kosova Times Published December 27, 2023
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshme disa nene të Ligjit për pagat në sektorin publik, të miratuar në shkurt të këtij viti. Kjo Gjykatë veproi pas kërkesës së Avokatit të Popullit për kushtetutshmërinë e këtij ligji.

Kushtetuesja vendosi se, “paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 41, për shtesat transitore, dhe paragrafi 2 i nenit 45 (shfuqizimi Ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës) të ligjit të kontestuar, shpallen të pavlefshëm me hyrjen në fuqi të aktgjykimit”.

Neni 41: Shtesa transitore

  1. Nëse një zyrtar/e publik/e apo funksionar/e publik/e, para hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitonte pagë që është më e madhe se paga e plotë e parashikuar me këtë ligj, ajo/ai do të përfitojë pagën e re sipas dispozitave të këtij ligji dhe shtesën transitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë.
  2. Të punësuarat/it, zyrtarja/i publik/e apo funksionarja/i publik/e, në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, do të përfitojë pagën e re në:

2.1. 100% të shtesës transitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

2.2. 50 % të shtesës transitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të dytë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

  1. Përjashtimisht nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni, anëtaret/ët e shërbimit të jashtëm nuk gëzojnë të drejtën e shtesës transitore.

  2. Çdo person që punësohet pas miratimit të këtij ligji përfiton pagën sipas këtij ligji dhe nuk gëzon të drejtën e shtesës transitore.

Çfarë nënkupton vendimi i Kushtetueses?

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se, sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, personave të cilëve iu zvogëlua paga me hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat, do të vazhdojnë pafundësisht të marrin pagën që e kanë pasur para hyrjes në fuqi të Ligjit për paga.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar paragrafin 2 të nenit 41 të Ligjit të pagave.

Ata do të vazhdojnë ta marrin shtesën transitore pafundësisht, deri në momentin kur rritja e koeficientit bën që të arrihet apo tejkalohet vlera e pagës paraprake.

Si ka qenë deri më tani?

Shtesat transitore janë paguar që nga fillimi i zbatimit të këtij ligji në rast kur një zyrtar publik, para hyrjes në fuqi të këtij Ligji, kishte pagë më të madhe se paga e re.

Ai i punësuar ka përfituar pagën e re sipas dispozitave të Ligjit të ri dhe shtesën transitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë.

Gjatë vitit të parë, shtesa transitore ishte paraparë të jetë 100 për qind, kurse gjatë vitit të dytë 50 për qind.

Miftaraj shtoi se shërbimi i jashtëm i Kosovës, që ka qenë i përjashtuar edhe nga shtesa transitore, do të trajtohet njëjtë sikurse para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Dispozita që i përjashton ata nga shtesa transitore anulohet. Ata nuk kompensohen retroaktivisht për dëmet që u janë shkaktuar nga hyrja në fuqi e Ligjit e deri më tani.

Me ligj të ri, pagat, sikurse ato të ambasadorëve, janë zvogëluar.

Pagat janë zvogëluar edhe për presidentin e vendit, për gjyqtarët e prokurorët.

Sipas Miftarajt, personat që janë punësuar pas hyrjes në fuqi të Ligjit, do të marrin pagën e njëjtë sikurse kolegët e tyre dhe ata nuk do të kompensohen retroaktivisht për dëmet që u janë shkaktuar nga hyrja në fuqi e Ligjit e deri më tani.

“Dispozita që e ul shpërblimin për përvojën e punës nga 0.5% në 0.25% për 15 vjetët e parë, është në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo dispozitë nuk anulohet, porse Kuvendi obligohet që brenda 6 muajve ta adresojë këtë çështje. Ndërsa, efekti i aktgjykimit për këtë pjesë shtrihet nga data e publikimit të aktgjykimit”, thotë tutje Miftaraj.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese “e ruajti pavarësinë funksionale të sistemit të drejtësisë, në atë mënyrë që anuloi dispozitat që i obligonin institucionet e sistemit të drejtësisë të kërkonin miratim nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e krijimit të funksioneve apo pozitave të reja”.

Çfarë u anashkalua?

Megjithatë, Miftaraj thotë se disa nga çështjet që u anashkaluan nga Gjykata, është ajo e shtesave pa orar të paracaktuar për zyrtarët, të cilët nuk e kanë të njohur saktë orarin e tyre të punës.

“Sipas Ligjit të pagave, kjo shtesë nuk i jepet secilit zyrtar publik që punon në këto rrethana, por vetëm zyrtarëve politikë të kabineteve që punojnë në këto rrethana. Kjo çështje nuk trajtohet fare në njoftim, pra as nuk konfirmohet as nuk anulohet. Ka pak gjasë që aktgjykimi të përmbajë dispozita, të cilat e mbulojnë këtë çështje”, sqaron Miftaraj.

Ai thotë se nuk adresohet në mënyrë adekuate çështja e retroaktivitetit në raport me personat e punësuar në shërbimin e jashtëm pas hyrjes në fuqi të ligjit.

“Kjo pasi dëmtimi pasuror që u është krijuar atyre, për shkak të shkeljes së Kushtetutës të konstatuar nga Gjykata, nuk do të kompensohet retroaktivisht, por efekti i aktgjykimit për këtë pjesë shtrihet nga momenti i publikimit të aktgjykimit”.

Miftaraj thotë se për shkak të zbatimit të shtesës transitore, deri më tani askush nuk është dëmtuar nga Ligji për pagat:

“Në këtë situatë, mënyra e veprimit tutje në raport me ekzekutimin e pagave është e thjeshtë: Pagat duhet të vazhdojnë të ekzekutohet sikurse deri më tani, porse pagesa e shtesës transitore duhet të vazhdojë pafundësisht të paguhet deri në nivelin e pagës më të lartë që ka ekzistuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të pagave. Pra, në vitin e dytë, tashmë kjo shtesë nuk duhet të reduktohet”.

“Nga data e publikimit të aktgjykimit, pagat e shërbimit të jashtëm duhet të jenë ato që kanë qenë para hyrjes në fuqi të Ligjit, në rastet kur paga në atë kohë ka qenë më e lartë, apo të vazhdojë të paguhet sipas Ligjit të pagave, nëse ka raste kur pjesëtarët e shërbimit të jashtëm nuk janë ndikuar negativisht nga hyrja në fuqi e Ligjit për pagat”.

Çfarë pritet tash?

Sipas Miftarajt, brenda 6 muajve, Kuvendi duhet t’i miratojë ndryshimet që kanë të bëjnë me përvojën e punës.

Sa u përket shtesave, institucionet e pavarura sipas nenit 2.3 të Ligjit për pagat, nuk kufizohen nga tavanet buxhetore të vendosura në Ligjin për pagat.

Me rastin e krijimit të funksioneve apo pozitave të reja, institucionet e pavarura nuk duhet të kërkojnë miratim nga MPB-ja.

You Might Also Like

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times December 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Figaro: “Vuçiq ra në kurthin e tij dhe tani Putini po e shqetëson”

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Një avion luftarak F-35 është rrëzuar në SHBA
Kokaina për Bashkimin Evropian
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Ferizaj
MKRS-ja shpall thirrjen për art, kulturë dhe trashëgimi kulturore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?