By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy opozitarë serbë i japin fund grevës së urisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dy opozitarë serbë i japin fund grevës së urisë
Rajon / Botë

Dy opozitarë serbë i japin fund grevës së urisë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 9:24 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Dy ligjvënës serbë thanë se do t’i japin fund grevës së urisë, përmes së cilës kërkonin anulimin e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 17 dhjetor, por tre anëtarë të tjerë të listës opozitare “Serbia kundër dhunës” vazhdojnë protestën e tyre.

Dy deputetë të parlamentit serbë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiq, njoftuan më 28 dhjetor se do t’i japin fund grevës së urisë pas këshillimit të mjekëve.

Veselinoviç njoftoi në platformën X, se ai dhe Grujiç u dërguan në spital.

“Jemi mirë. Mos u shqetësoni. Ne ende nuk e kemi përfunduar grevën e urisë. Por me këshillën e mjekëve, do ta bëjmë sot,” tha Veselinoviç.

Grujiq filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviq dy ditë më vonë.

Përveç grevës së urisë, në Beograd ka protesta të përditshme që prej përfundimit të zgjedhjeve më 17 dhjetor.

Veselinoviq gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve që më 30 dhjetor në orën 12:00 “të jenë në Beograd” për një tjetër tubim.

Tre anëtarët e listës “Serbia kundër dhunës” që po vazhdojnë grevën e urisë janë Marinika Tepic, Jelena Millosheviq dhe Branko Miljus. Ata aktualisht ndodhen në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, ku ndodhet selia e Komisionit Republikan Zgjedhor.

Ata po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit duke pretenduar për mashtrime elektorale.

Tepic, një figurë udhëheqëse në listën “Serbia kundër dhunës”, që është partia kryesore opozitare atje, filloi grevën e urisë më 18 dhjetor pasi Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq u shpall fituese e zgjedhjeve. Pavarësisht këshillave të mjekëve, ajo i tha Reuters se planifikon t’i refuzojë ato dhe të vazhdojë grevën.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë denoncuan atë që ata e quajtën një seri “parregullsish” në votim. Monitoruesit vendorë të zgjedhjeve pohuan gjithashtu se kanë ndodhur parregullsi në procesin e votimit.

Viola von Cramon, anëtare e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dënoi parregullsitë e supozuara dhe tha se Parlamenti Evropian pret “standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat për në BE”.

SNS dhe udhëheqja shtetërore mohojnë akuzat për mashtrime zgjedhore.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

`Pri Fest` publikon listën e filmave të kategorisë `Best Pitch`

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Osmani takon sot kryetarët e komunave
OpenAI po demonstron teknologjinë e gjenerimit të zërit njerëzor, por nuk do ta vë në qarkullim
Konfiskohen rreth 23 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak
Një pyetje për Kosovën i shkaktoi errësirë ​​të plotë Vuçiqit: Ai tundi gishtin kërcënues dhe u tërbua para gazetarëve VIDEO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?