By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA sanksionon financuesit e rebelëve Huthi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA sanksionon financuesit e rebelëve Huthi
Rajon / Botë

ShBA sanksionon financuesit e rebelëve Huthi

Kosova Times
Last updated: 2023/12/29 at 8:33 AM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një individi dhe tre këmbimoreve valutore, për të cilat thotë se janë përgjegjëse për lehtësimin e rrjedhjes së ndihmës financiare iraniane për rebelët Huthi në Jemen.

Individi që u sanksionua është kreu i Shoqatës së Shkëmbyesve të Valutave në Sana. Tre institucionet për këmbimin e monedhave janë në Jemen dhe Turqi.

Nënsekretari i Thesarit të ShBA-së, Brian Nelson, tha në një deklaratë më 28 dhjetor se veprimi “thekson vendosmërinë tonë për të kufizuar fluksin e paligjshëm të fondeve për Huthit, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme të rrezikshme ndaj transportit ndërkombëtar dhe rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin”.

Sanksionet ngrijnë çdo pasuri të SHBA-së që i përket subjekteve të shënjestruara dhe në përgjithësi ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me ta.

Huthit e Jemenit, të lidhur me Iranin, po luajnë një rol përshkallëzues në konfliktin në Lindjen e Mesme, duke sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke gjuajtur raketa e duke kryer sulme me dronë ndaj Izraelit, në një fushatë që ata thonë se synon të mbështesë palestinezët në luftën në Gazë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi më 19 dhjetor për krijimin e një operacioni shumëkombësh për të mbrojtur tregtinë në Detin e Kuq në përgjigje të sulmeve të rebelëve Huthi.

Roli i rebelëve Huthi ka shtuar rreziqet rajonale të konfliktit, duke vënë në rrezik linjat detare përmes së cilave transportohet shumica e naftës së botës dhe ka rritur shqetësimet në mesin e shteteve në Detin e Kuq, përderisa raketat dhe dronët e rebelëve Huthi fluturojnë drejt Izraelit.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Garda Revolucionare Islamike e Iranit po ndihmon në planifikimin dhe kryerjen e sulmeve me raketa dhe atyre me dronë nga rebelët Huthi.

“Mbështetja e Iranit për sulmet e rebelëve Huthi ndaj anijeve komerciale duhet të ndalojë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, më 18 dhjetor.

Irani mohoi përfshirjen.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Shuarja tragjike e ëndrrave të djaloshit entuziast
Nagelsmann i hap rrugë rinovimit me Gjermaninë
Jeta e Henry Kissinger – nga udhëtimi i tij i parë në BRSS deri në marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës në Vietnam
Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë përplasen në OKB
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?