By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në
Ballina 1Lajme

Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në

Kosova Times
Last updated: 2023/12/29 at 3:49 PM
Kosova Times Published December 29, 2023
Share
SHARE

Ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, Tony Blair u këshillua të punonte me Ushtrinë Çlirimtare gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht se thuhet se besonin që ata (UÇK-ja) nuk ishin “shumë më të mirë se serbët”. Por Blair po kërkonte t’i jepte fund krimeve kundër njerëzimit nga serbët, thuhet në dokumentet e Arkivit Kombëtar britanik të zbuluara të premten, ka shkruar The Guardian.

Blair, kishte drojë të madhe se dukej se ishte shumë i afërt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila po luftonte kundër forcave nacionaliste serbe të udhëhequra nga Sllobodan Millosheviqi.

“Në përgjithësi, pikënisja jonë në një konflikt si ky duhet të jetë se armiku i armikut tuaj është miku juaj”, thuhet në këshillën që i është dhënë Blairit për luftën në Kosovë, sipas dokumenteve të Arkivit Kombëtar. shkruan The Guardian.

“Ne jemi në rrezik të jemi shumë përbuzës. Ne nuk duam ta favorizojmë politikisht UÇK-në ndaj partive të tjera kosovare. Por ne duhet të llogarisim që UÇK-ja po bëhet shumë më e popullarizuar pas asaj që ka ndodhur [në luftërat jugosllave] dhe të pranojmë se ata janë e vetmja parti me një lloj ushtrie”, thuhet në letrën e përgatitur nga John Sawers, që ishte këshilltari për punët e jashtme i Blairit dhe më vonë shefi i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete.

Në letrën, dërguar Blairit dhe ndihmësve të tij të lartë, Sawersi ka vlerësuar se do të ishte e pamundur të çarmatoset UÇK-ja pas konfliktit. Në vend të kësaj, këshilloi ai, do të ishte më mirë të punohej me organizatën për të shpallur zgjedhje.

Në fund të letrës, lëshuar në Arkivin Kombëtar nga Zyra e Kabinetit të premten, një dorë “anonime” ka shkruar: “Unë jam dakord”.

Shënimi e bën të qartë ankthin për natyrën dhe përfshirjen e Britanisë së Madhe në konfliktin brutal multi-faksional që shpërtheu në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri më 2001.

Ndërhyrjet e NATO-s përfshinë sulme ajrore kundër forcave të Millosheviqit, i cili vdiq në vitin 2006 ndërsa po gjykohej për krime lufte.

Britania e Madhe, nën udhëheqjen e Blairit, do të bëhej më pas një nga mbështetësit kryesorë të UÇK-së nën liderin e saj të atëhershëm Hashim Thaçi.

Në prill të këtij viti, Thaçi u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate në Hagë – së bashku me tre drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi – të akuzuar për krime lufte që përfshijnë bashkëpunim të dyshuar në vrasjen e 102 personave.

Një zëdhënës i Blair nuk pranoi të komentojë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times December 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Për herë të parë, Kosova merr vlerësim kreditor

Kosova Times Kosova Times April 20, 2024
Mohuesi i gjenocidit: “Mali i Zi nuk duhet të votojë për Rezolutën për Srebrenicën”
Çfarë duhet të dini për Grupin Wagner?
Drashkoviq: Vajtim mbi Serbinë
Dorëzohen çmimet e edicionit të 24-të të DokuFest-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?