KRU Mitrovica ka njoftuar se tri fshatrat në këtë rajon kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.
“Si pasoje e një defekti në stacionin e pompave, Frashëri, Priqi dhe një pjesë e Bairit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes”, njofton KRU Mitrovica.
Tutje thuhet se defekti pritet të sanohet nesër ne orët e pasdites kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes. /Kosovatimes/