By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Katër rumunë dhe një shqiptar u dënuan për drogim dhe përdhunim brutal të vajzave të mitura në Mbretërinë e Bashkuar
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Çdo marrëveshje që nënshkruhet, do të jetë për të mirën e vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Çdo marrëveshje që nënshkruhet, do të jetë për të mirën e vendit
Ballina 1Lajme

Kurti: Çdo marrëveshje që nënshkruhet, do të jetë për të mirën e vendit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/30 at 8:01 PM
Kosova Times Published December 30, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, me një video mesazh, uroi qytetarët e Kosovës për festën e fundvitit, derisa foli për zhvillimet, sfidat dhe angazhimet e qeverisë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Kurti tha se viti 2023 ishte transformues që ka lënë gjurmë në vend, ndërsa foli edhe për procesin e dialogut dhe marrëveshjet me Serbinë.

“Në këtë proces të vazhdueshëm dhe në bisedimet shumë të gjata që kanë paraprirë e do të vazhdojnë, do të doja t’i sigurojë qytetarët se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit tonë dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë”, tha Kurti.

Ai përmendi të arriturat, por edhe sfidat, sikurse ato që vijnë nga fqinji verior i Kosovës, që për qëllim ka destabilizimin e vendit dhe rajonit.

“Kemi arritur në fund të një viti që, pa dyshim, ka lënë gjurmë në shtetin tonë. Ky vit shënoi 25 vjetorin e një ndër kapitujve më të dhimbshëm në historinë tonë: krimet e kryera nga regjimi gjenocidal serb. Por, në anën tjetër po këtë vit festuam 15- vjetorin e pavarësisë sonë të arritur me mund e sakrifica, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe fuqisë së rezistencës së popullit tonë. Pesëmbëdhjetë vjet mund të duken pak në historinë botërore, por për ne, këto vite përfaqësojnë tërësinë e ekzistencës si shtet sovran”, tha ai.

Kurti tha se janë përballur me sprova të shumta e megjithatë, qëndrojnë më të fortë se kurrë dhe të palëkundur në përkushtimin drejtë progresit dhe prosperitetit.

“Rrugëtimi ynë ka pasur sfidat e veta. Ka momente kur duket që forca të jashtme po mundohen vazhdimisht të na destabilizojnë. Mirëpo, shteti ynë nuk është vetëm një copë toke; është rezultati i përbashkët i përpjekjeve, sakrificave dhe ëndrrave të popullit tonë. Shtetin tonë e kemi fituar me meritë dhe nuk e marrim si të mirëqenë. Pavarësisht nga forcat e jashtme ne vazhdojmë të rritemi dhe zhvillohemi. Dua t’u siguroj se kjo Qeveri, Qeveria juaj, e merr seriozisht besimin tuaj. Jemi të vetëdijshëm për barrën e përgjegjësisë me të cilën jemi ngarkuar dhe jemi të vendosur që t’ju shërbejmë me devocion dhe integritet”, tha ai.

Qeveria që drejtohet nga ai, siç tha Kurti, është garanci e mos korruptimit dhe është garanci e luftimit të korrupsionit. Kurti në këtë video-mesazh përmendi progresin e qeverisë për periudhën e shkuar, duke cituar platformën e SuperPunës, finalizimin e pakos së Vetingut, Themelimin e Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës, Miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, etj.

“Po e mbyllim vitin edhe me mbështetjen e aleatëve tanë ndërkohë që përgatitemi për të ardhmen, me sa më shumë progres në vlerat themelore të demokracisë e të drejtave të njeriut, e me interesa të përbashkëta të me Bashkimin Evropian dhe Shtete e Bashkuar të Amerikës. E ky bashkërendim merr edhe më shumë rëndësi kur siguria e Evropës po kërcënohet nga forca destrabilizuese. Kosova merret si shembull i shtetit të së drejtës…”, tha Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Avioni sportiv bie në Liqenin e Mavrovës, dy kosovarë të lënduar

Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional

Kosova Times December 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Balje: Në zgjedhje shkohet vetëm kur dëshiron Kurti

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Këngëtaret ukrainase në Eurovision me mision për rindërtimin e një shkolle
Lajm i keq për Realin, Tchouameni humb finalen e Ligës së Kampionëve
10 mijë Euro shpërblim kush jep informacione për kapjen e policit
O’Brien e rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së për të dërguarin e lartë në Bosnje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?