By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike
June 27, 2025
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti u adresohet komuniteteve: Bashkëpunoni sa më shumë me ne
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti u adresohet komuniteteve: Bashkëpunoni sa më shumë me ne
Ballina 1Lajme

Kurti u adresohet komuniteteve: Bashkëpunoni sa më shumë me ne

Kosova Times
Last updated: 2024/01/01 at 9:33 AM
Kosova Times Published December 31, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të ndërrimit të moteve u është adresuar bashkëqytetarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës. Kurti flet për rezultatet që janë realizuar në vitin 2023, derisa u premton mbështetje edhe për vitin e ardhshëm.

“Qeveria jonë, shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne”, thotë Kurti.

Në vijim mund të ndiqni të plotë adresimin e kryeministrit drejtuar komuniteteve.

Të dashur bashkëqytetarë nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën tonë,

Teksa po i afrohemi fundit të vitit 2023, shpresoj që të gjithë të jeni shëndoshë e mirë dhe të gatshëm për të pritur një vit të ri së bashku me të dashurit tuaj.

Besoj se kemi gjëra për të festuar nga aktivitetet e Qeverisë gjatë vitit 2023 për të gjithë qytetarët, por edhe disa që kanë të bëjnë posaçërisht me komunitetet jo shumicë të Kosovës.

Krahas investimeve në arsim për të gjithë fëmijët dhe nxënësit, kemi krijuar mundësi veçanërisht për komunitetet jo shumicë. Për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që tradicionalisht kanë qenë të nënpërfaqësuara në shkollat e mesme dhe arsimin e lartë, ne kemi ofruar bursa nga të cilat kanë përfituar 498 nxënës të shkollave të mesme, së bashku me 55 studentë në fakultetet publike. Me shumë prej tyre jam takuar këtë muaj për të dëgjuar nga ata për arritjet dhe ëndrrat e tyre.

Gjatë vitit 2023, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dyfishuar mbështetjen financiare për komunitete. Përmes thirrjeve publike, kemi përkrahur 88 projekte, vlera totale e kësaj mbështetje arrin shumën mbi 400 mijë euro. Nëpërmjet botimit të librave dhe revistave, si dhe mbështetjes së autorit, janë publikuar 10 libra në gjuhët e komuniteteve jo shumicë gjatë këtij viti.

Përveçse edukim, jemi kujdesur që të ketë sa më shumë gjithëpërfshirje të të rinjve edhe në sport. Nxënës nga komunitetet e ndryshme jo shumicë janë bërë pjesë e programeve si “Arti në Shkolla”, “Drejt Malit” dhe “Kosova shtet i xhudos”.

Ndërkaq, përpos krijimit të platformës www.raportodiskriminimin.org për raportim dhe reagim ndaj rasteve të diskriminimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ne kemi ofruar mbështetje për fëmijët e këtyre komuniteteve gjatë shkollimit të obligueshëm me 200,000 Euro për qendrat arsimore. Këtë muaj krijuam një grup pune ndërinstitucional për parandalimin dhe raportimin e martesave të hershme sepse nuk duam që asnjë vajzë apo djalë të braktisë shkollimin.

Sivjet e kemi rifilluar procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut duke ofruar kështu më shumë mundësi të reja të punësimit bartësve të këtyre diplomave. Gjithashtu kemi përgatitur bazën ligjore për zgjerimin e punës së komisionit me qëllim përfshirjen e verifikimit edhe të diplomave të shkollave të mesme nga viti i ardhshëm.

Punësimi është zotim dhe prioritet. Punësimi sjell mirëqenie dhe integrim. Për të rinjtë praktika i paraprinë punësimit. Përmes programit Kosova Generation Unlimited kemi ofruar praktikë me pagesë për të rinjtë.  9% e praktikantëve me pagesë përmes këtij programi vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës.

Për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e kemi vazhduar punën me ekipin ndërinstitucional për respektimin e kuotave dhe punësimin e tyre në institucione publike.

Një fushë tjetër ku kemi investuar është respektimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ne kemi krijuar bazën ligjore për Zyrën për Kontrollin dhe Harmonizimin e Gjuhëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në mënyrë që në vitin 2024 të kemi përkthim cilësor të ligjeve dhe akteve nënligjore në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës. Kemi investuar në Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës për trajnimin e përkthyesve të ardhshëm. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e Zyrës së Komisionerit të Gjuhëve, ne kemi siguruar që buxheti i saj të trefishohet për vitin e ardhshëm për projektet me OJQ-të që punojnë drejtpërdrejt në sigurimin e zbatimit të plotë të Ligjit për Gjuhët.

As investimet në infrastrukturë nuk kanë munguar. Vlera e përgjithshme e investimeve kapitale të parapara për komunat me shumicë serbe në vend ishte mbi 12 milionë euro. Përmes Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal janë ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitetet jo shumicë, dhe 3 milionë euro për ndërtimin apo renovimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë në komuna. Ky program pritet të vazhdojë edhe vitin tjetër. Së bashku me mjetet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, janë gjithsej 618 familje nga komunitetet jo shumicë që kanë pasur mjete të ndara për shtëpi të reja apo të rinovuara.

Këtë vit, për herë të parë ndamë fond të veçantë për komunitete jo shumicë në vlerë 3 milionë euro. Me to përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, financuam 259 grante për fermerë, ndërmarrje dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

Rezultatet dhe arritjet e vitit 2023 për ne do të jenë motiv për vitin që po na pret. Qeveria jonë, shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne.

Ju uroj të gjithëve shëndet dhe lumturi mot për mot, e për shumë mot. Gëzuar vitin e ri nga unë dhe Qeveria jonë! /Kosovatimes/

You Might Also Like

SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kosova Times December 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, vizitë zyrtare në FFK për forcimin e bashkëpunimit

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Dogana e Kosovës arrin rekord të hyrash, mbledh 1 miliard euro
MPJD-ja del me sqarim për aksidentin e autobusit në Kroaci: S’ka të lënduar
Kultivuesit e lulediellit të motivuar për t’i rritur sipërfaqet e mbjella
Serbia respekton sanksionet e BE-së kundër Sirisë, por nuk i mbështeti ato kundër Iranit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?