“Si përgjigje ndaj atij akti terrorist, forcat e armatosura ruse goditën qendrat vendimmarrëse dhe instalimet ushtarake”, tha ministria përmes Telegramit.
Kievi njoftoi se ndërtesat e banimit, një hotel dhe kafene u goditën në sulmet ruse të natës.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar objektiva civile që nga fillimi i konfliktit 22-mujor.
Ukraina njoftoi sot se ka rrëzuar 21 dronë nga gjithsej 49 që u dërguan në territorin e saj mbrëmë dhe shtoi se gjashtë raketa të drejtuara u gjuajtën gjithashtu në qytetin e Kharkiv në verilindje.
Sulmet e Moskës pasuan një sulm në qytetin rus të Belgorod një ditë më parë, për të cilin ajo fajëson Ukrainën.
Ushtria e Ukrainës tha se regjistroi 49 drone Shahed të prodhuar nga Irani që synonin rajonet Kharkiv, Kherson, Mykolaiv dhe Zaporozhye dhe se 21 u shkatërruan.
Ai nuk tha nëse gjashtë raketat goditën objektivat e tyre./Kosovatimes