Një tërmet i fortë, me magnitudë 5.4 gradë të shkallës Rihter, ka goditur zonën e Zenicës sonte rreth orës 21:40 dhe është ndjerë në Sarajevë, Tuzla dhe në mbarë Bosnjën dhe Hercegovinën, njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare EMSC.
⚠Preliminary info: #earthquake (#zemljotres) about 4 km E of #Zenica (Bosnia & Herzegovina) 1 min ago (local time 21:43:23)❗MAGNITUDE NOT AVAILABLE YET❗Updates at:
📱https://t.co/IbUfG7TFOL
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/tATAMFDB6v
— EMSC (@LastQuake) December 30, 2023
Sipas informacioneve të para, epiqendra ka qenë 12 kilometra afër Zenicës.
Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale apo persona të lënduar.
Banorët e Sarajevës ndajnë përvojat e tyre në rrjetet sociale:
“Xhamat kërcasin, perdet u tundën mirë”.
“Ndihej shumë mirë, ishim të frikësuar”.
“Tundi shpejt dhe fort”.