Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën ka deklaruar se vendimi është i shumëpritur dhe i merituar.
“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian. Një hap i vonuar, që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!”, ka shkruar ai. /Kosovatimes/