Autobusi me turistë boshnjakë po kthehej në Trieste, pasi njerëzit në të kishin parë fishekzjarrët e Vitit të Ri në Punta Sabbiona.
Një aksident i madh trafiku ka ndodhur gjatë natës në Itali në qytetin San Donà di Piave pranë Venecias, kur një autobus me 79 persona nga Bosnja dhe Hercegovina është përmbysur në rrugë. Sipas njoftimeve, rreth orës 02:30 pas mesnate, në atë pjesë kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit, pasi një autobus turistik me pasagjerë nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili po udhëtonte drejt Triestes, është përmbysur në rrugë. Përveç 77 pasagjerëve, në autobus ndodheshin edhe dy drejtues.
Zjarrfikësit që mbërritën nga skuadra lokale, Jesolo dhe Mestre, siguruan autobusin që ishte shtrirë anash dhe përfunduan nxjerrjen e të gjithë personave që ishin ende të pranishëm.
Rreth 30 persona kanë mbetur të lënduar lehtë, të cilët janë ndihmuar nga stafi mjekësor vendas, i cili ka mbërritur me autoambulanca të shumta. Të plagosurit më pas u transferuan në dhomën e urgjencës në Jesolo, raporton Venezia Today.
Personat që nuk kanë pësuar lëndime, me ndihmën në vendngjarje janë dërguar në Jesolo me autobus të zjarrfikësve.
Autobusi me turistë boshnjakë po kthehej në Trieste, pasi njerëzit në të kishin parë fishekzjarrët e Vitit të Ri në Punta Sabbiona.
Operacionet e shpëtimit të zjarrfikësve përfunduan më 1 janar rreth tetë e gjysmë të mëngjesit. Ndërkohë është gjetur një autobus i ri, i cili do të niset në të njëjtën ditë për të marrë të gjithë turistët në destinacionin e tyre, duke u nisur në të njëjtën ditë./Kosovatimes/