Në pikën kufitare të PKK Vërmicë është zbuluar një rast i tentim kontrabandës me duhan.
Gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht. Më pas, ai është selektuar për një kontroll më të thelluar nën asistimin e Policisë së Kosovës.
Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës.
Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës. /Kosovatimes/