Kosova i bashkohet të gjitha vendeve që udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian. Nga sot qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza, duke shmangur kështu pritjet e gjata para zyrave të ambasadave të huaja për një vizë, e as nuk do të shpenzojnë për terminë e pagesë vizash.
Në ditën e parë pa viza, Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti do të qëndrojnë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, për t’i përshëndetur qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza. Së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Kurti do të do të mbajnë konferencë për media.