Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka të bëjë asgjë me liberalizimin e vizave.
Madje, sipas tij, e vetmja ‘meritë’ e kësaj qeverie janë masat e BE-së.
“Kryeministri Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Kosovatimes/