By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BIK: Detyra për fëmijë kundër festimit të Vitit të Ri, “gabim që nuk duhet përsëritur”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BIK: Detyra për fëmijë kundër festimit të Vitit të Ri, “gabim që nuk duhet përsëritur”
Ballina 1Lajme

BIK: Detyra për fëmijë kundër festimit të Vitit të Ri, “gabim që nuk duhet përsëritur”

Kosova Times
Last updated: 2024/01/03 at 9:20 PM
Kosova Times Published January 3, 2024
Share
SHARE
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është distancuar nga një aktivitet që u zhvillua në një xhami në Prishtinë, më 31 dhjetor, kur fëmijëve u ishte dhënë detyrë të mendonin për mënyra se si t’i bindin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri. Për këtë aktivitet, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës ka thënë se do ta intervistojë imamin e xhamisë “Mati 1”, Fadil Musliu.Aktivitetin e zhvilluar në këtë xhami, sociologu Artan Muhaxhiri e cilëson si keqpërdorim të fëmijëve dhe thotë se BIK-u duhet të jetë më i informuar për aktivitetet që zhvillohen brenda xhamive, si ajo “Mati 1” në Prishtinë.Përmes një postimi në faqen e xhamisë në rrjetin social Facebook, u bë e ditur se, në prag të festës së Vitit të Ri, fëmijëve, kryesisht të mitur, u ishte prezantuar një leksion kundër festimit të Vitit të Ri.
Fëmijët e xhamisë "Mati 1" në Prishtinë, të cilëve u ishte kërkuar nga mësuesja e tyre e fesë të shpjegonin në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin t'i bindnin prindërit e tyre të mos e festojnë Vitin e Ri.
Fëmijët e xhamisë “Mati 1” në Prishtinë, të cilëve u ishte kërkuar nga mësuesja e tyre e fesë të shpjegonin në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin t’i bindnin prindërit e tyre të mos e festojnë Vitin e Ri.
“Ata sollën punimet e tyre në klasë dhe shpjeguan në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin t’i bindnin prindërit e tyre të mos e festojnë një festë pagane”, thuhet në postimin e xhamisë “Mati 1”.Fotot e fëmijëve, gjatë përfshirjes në aktivitetin e organizuar më 31 dhjetor, janë publikuar në postimin e kësaj xhamie. Postimi tërhoqi reagime të shumta në rrjete sociale – disa prej tyre mbështetnin aktivitetin e zhvilluar, e disa të tjerë e kritikonin atë.“Si mund t’i bindni prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”, ishte tema, për të cilën “nxënësit kishin për obligim të paraqisnin një ide në letër”, thuhet në postimin e publikuar më 31 dhjetor në faqen zyrtare në Facebook, të xhamisë “Mati 1” në Prishtinë.Nga Departamenti i Gruas në BIK thonë se ky aktivitet nuk ka qenë i planifikuar në koordinim me BIK-un. Vartëse e këtij departamenti është edhe mësuesja Xheneta Fejzullahu-Fejziu, që zhvillon mësimdhënien bazike për besimin islam me fëmijë në xhaminë “Mati 1”.Udhëheqësja e këtij departamenti të BIK-ut, Vaxhide Podvorica-Bunjaku, thotë se aktiviteti, i cili ka ngjallur debat në publik, nuk ka qenë i qëllimshëm dhe as i planifikuar nga departamenti që ajo drejton.“Është i rastësishëm, nga vetë mësuesja. Ne, si departament, nuk e pranojmë një gjë të tillë. Ka qenë si aktivitet i rastit, i momentit, dhe jo i planifikuar”, thotë Podvorica-Bunjaku.Imami Musliu: Leksioni ishte i paraparëPor, imami i xhamisë “Mati 1” në Prishtinë, Fadil Musliu, i intervistuar nga Radio Evropa e Lirë më 2 janar, thotë se aktiviteti i 31 dhjetorit është zhvilluar në kuadër të sektorit të gruas, i cili funksionon brenda xhamisë.Radio Evropa e Lirë ka tentuar që, përmes imamit Musliu, të kontaktojë mësuesen Xheneta Fejzullahu-Fejziu. Por, sipas Musliut, ajo refuzon që të kontaktohet nga mediat.Megjithatë, Musliu thekson se aktiviteti është zhvilluar sipas planit të mësueses, e cila, siç thotë ai, “është çdo herë në koordinim me Departamentin e Gruas, që vepron në kuadër të BIK-ut”.
Imami i xhamisë "Mati 1" në Prishtinë, Fadil Musliu, ku fëmijëve iu kërkua t'i bindnin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri.
Imami i xhamisë “Mati 1” në Prishtinë, Fadil Musliu, ku fëmijëve iu kërkua t’i bindnin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri.
“Ajo, në koordinim me Departamentin e Gruas dhe në koordinim edhe me koleget e saj – sepse Bashkësia Islame ka dhjetëra mualime [mësuese] që zhvillojnë aktivitetet e tyre në xhamitë e Kosovës – e kanë paraparë atë [leksion]. Por, është bërë pak e madhe në media”, thekson Musliu.Ai shton se, më pas, i ka parë punimet e nxënësve dhe thotë se ato nuk përmbajnë nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës.“As nuk ka nënçmim, apo poshtërim të ndokujt. Aty vetëm është shpjeguar se, ne si myslimanë, në aspektin fetar i kemi dy festa: festën e Fitër Bajramit dhe festën e Kurban Bajramit. Në fakt, edhe Viti i Ri nuk paraqet ndonjë festë fetare të ndonjë feje”, thekson Musliu.Ai shton se besimtarët myslimanë nuk janë kundër atyre që e festojnë Vitin e Ri, “por nuk jemi as që dikush të na e imponojë si (festë) obligative”.Çfarë thonë nga institucionet qendrore dhe lokale të BIK-ut?Vaxhide Podvorica-Bunjaku, udhëheqëse e Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës thotë se aktiviteti që ka zhvilluar mësuesja Fejzullahu – Fejziu është jashtë planit të departamentit që ajo drejton.“Nuk është plan i departamentit. Mësueset tjera, mualimet tona, nuk kanë bërë diçka të tillë, për shembull, siç ka bërë ajo. Neve na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë, në këtë formë, sepse të gjithë, si njerëz, si shoqëri civile, duhet t’u gëzohemi festave”, tha Podvorica – Bunjaku.Lidhur me aktivitetin e zhvilluar me fëmijë në xhaminë “Mati 1”, më 31 dhjetor, ka reaguar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës.
Ndërtesa e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ndërtesa e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryetari i këtij Këshilli, Hetem Sopjani, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, e vlerëson si veprim të gabuar aktivitetin e 31 dhjetorit në xhaminë “Mati 1”, e cila është nën kontrollin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës. Megjithatë, ai beson se gabimi nuk është bërë qëllimshëm dhe, si i tillë, thotë se nuk e paraqet fare qëndrimin e BIK-ut.“Nuk jam i mendimit që të mos festohet edhe Viti i Ri, sepse, tek e fundit, fëmijët tanë, njerëzit, familjarët… ne nuk kemi kompetencë t’i ndalim dhe [t’u themi] të mos e festojnë Vitin e Ri. Kjo ka ndodhur dhe shpresoj që në të ardhmen nuk do të ndodhë. Është një gabim i rastit që ka ndodhur, është një lëshim i cili është bërë nga njerëzit kompetent”, thekson Sopjani.Ai shtoi se imami i xhamisë “Mati 1” do të ftohet në institucionin në Bashkësinë Islame për të dhënë sqarime lidhur me aktivitetin në xhaminë e tij, por edhe për deklaratat e tij publike.“Do të intervistohet edhe imami. Do të thirret në takim imami, për gjërat të cilat kanë ndodhur dhe shpresojmë që në të ardhmen të mos ndodhin gjëra të tilla”, tha Sopjani.Ndërkohë, Departamenti i Gruas në BIK nuk ka specifikuar nëse do të merret ndonjë masë ndaj mësueses Fejzullahu-Fejziu.Çfarë thonë besimtarët?Qytetarët që frekuentojnë xhaminë “Mati 1” për t’i kryer ritualet fetare islame, me të cilët Radio Evropa e Lirë ka biseduar, kanë mendime të ndryshme lidhur me aktivitetin e 31 dhjetorit, të mbajtur me fëmijë në këtë xhami.Halil Binaku konsideron se besimtarët myslimanë nuk duhet t’i japin rëndësi festës së Vitit të Ri dhe se, sipas tij, për ta ekzistojnë vetëm dy festa fetare: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Në këtë kontekst, konsideron ai, mesazhi që u është dhënë fëmijëve është në përputhje me besimin fetar, pavarësisht se ata janë të mitur.
Halil Binaku, një besimtar që lutet në xhaminë "Mati 1", konsideron se besimtarët myslimanë nuk duhet t’i japin rëndësi festës së Vitit të Ri.
Halil Binaku, një besimtar që lutet në xhaminë “Mati 1”, konsideron se besimtarët myslimanë nuk duhet t’i japin rëndësi festës së Vitit të Ri.
“Fëmijë po, por ai prej fëmijërisë e merr atë mësimin e vet për të mos gabuar. Mendimi im është kështu, tash… nuk e di. Ndoshta nuk është kështu, por unë mendoj kështu”, thotë Binaku.Hajredin Shala, po ashtu, shpreh mendimin se besimi islam nuk parasheh festimin e Vitit të Ri. Por, ai është kundër idesë që kjo bindje t’i imponohet, ose sugjerohet kujtdo qoftë, e veçanërisht fëmijëve. Në këtë kontekst, ai kritikon aktivitetin e mësueses Fejzullahu-Fejziu me fëmijët në xhaminë “Mati 1”.“Nuk është dashur. Asnjë gjë nuk bën t’ia futësh në tru fëmijës. Një gjë që nuk ta merr mendja ty që duhet ta thuash, nuk duhet t’ia thuash as fëmijës”, thekson Shala.Muhaxhiri: Ngjarja në xhami përbën shkelje të të drejtave të fëmijëveSociologu Artan Muhaxhiri vlerëson se përfshirja e fëmijëve në këtë ngjarje përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve, pasi që thotë se atyre u është dhënë një obligim që nuk u takon: t’i bindin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri.“Natyrisht që fëmijët janë më lehtë të manipulueshëm dhe pikërisht këtu është problemi kryesor në këtë ide, sepse i vë në shënjestër kategoritë më të cenueshme dhe tenton të përfitojë nga mungesa e një niveli të konsoliduar të vetëdijes kritike në raport me vendimmarrjen personale”, thotë Muhaxhiri, ligjërues në Universitetin e Prishtinës.
Një vajzë dhe një djalë, të dy të mitur, gjatë një ore mësimore fetare në xhaminë "Mati 1" në Prishtinë, ku mësuesja e tyre u kërkoi të ofronin ide si t'i bindnin prindërit e vet të mos e festojnë Vitin e Ri.
Një vajzë dhe një djalë, të dy të mitur, gjatë një ore mësimore fetare në xhaminë “Mati 1” në Prishtinë, ku mësuesja e tyre u kërkoi të ofronin ide si t’i bindnin prindërit e vet të mos e festojnë Vitin e Ri.
Ai, gjithashtu, shprehet i shqetësuar nga publikimi i fotografisë ku shihen fytyrat e fëmijëve dhe bën thirrje që ky rast të hetohet nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Policia e Kosovës dhe Prokuroria.“BIK-u është dashur të ketë informacione më të detajuara lidhur me natyrën e ligjëratave që zhvillohen në atë xhami”, shton Muhaxhiri, duke iu referuar xhamisë “Mati 1″.Megjithatë, ai shpreh mendimin që ngjarja që ndodhi atje më 31 dhjetor, është rast i izoluar dhe se, në përgjithësi, “nuk e përfaqëson qëndrimin e besimtarëve myslimanë në Kosovë”.Mbi 95 për qind e popullsisë 1.7 milionëshe e Kosovës ishte deklaruar si myslimane, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vend më 2011 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Kosova, në bazë të Kushtetutës, është shtet laik, multifetar.Veprime kundër festimit të Vitit të Ri në Kosovë kishte pasur edhe në fund të dhjetorit të kaluar, kur në Han të Elezit ishte djegur një bredh i vendosur nga autoritetet lokale për festat e fundvitit. Edhe nëpër rrugët e qytetit ishin shpërndarë afishe me mesazhin “Viti i Ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës bëri të ditur se më 28 dhjetor katër persona u arrestuan. Ndaj tre prej tyre është zbatuar masa e ndalimit.

You Might Also Like

Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

Kosova Times January 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sarrazin: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

Kosova Times Kosova Times January 19, 2023
Ushtria e Kosovës i mbush 6 vjet, Haradinaj: E gatshme të shërbejë për paqe
Mbi 100 laureatë të Nobelit kërkojnë lirimin e Byalyatskit
Rritja e pritur e së djathtës në PE mund të ndikojë në zgjerim
Prokuroria dhe gjyqësia kosovare kukulla të Pronto Mafies, kuadro nga akademia e Adem Grabovcit, po e dështojnë aferën e veteranëve të rrejshëm dhe rastet tjera gjyqësore!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?