Kryetari i komunës së Belgorodit, Valentin Demidov, kërkoi nga popullata vendase të shmangë publikimin e fotove dhe videove të pasojave të bombardimeve me artileri. “Të dashur miq, ju kërkoj fort që të mos bëni foto dhe të mos shpërndani apo publikoni askund video dhe foto që tregojnë pasojat e bombardimeve dhe në përgjithësi çdo gjë që lidhet me operacionin special. Është çështje e sigurisë sonë”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram .
Ai paralajmëroi se ata që do të publikojnë foto dhe video do të mbajnë përgjegjësi deri në një masë për bombardimet e reja dhe situatat e mundshme tragjike, nëse dështon mbrojtja kundërajrore. Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, raportoi katër sulme me raketa. Njëmbëdhjetë civilë u plagosën dhe një u vra. Dëme janë shkaktuar në familje private. Në 24 orët e fundit, ushtria ukrainase ka gjuajtur më shumë se 50 copë municione në vendbanimet në rajonin e Belgorodit, shkruan TASS ruse. Ka pasur disa sulme me dron.
Dje, pala ruse pretendoi se kishte rrëzuar 17 raketa Olha mbi rajon, por edhe guvernatori rajonal, Gladkov, raportoi për dëme. Më shumë për këtë këtu.