By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shteti Islamik e merr përgjegjësinë për shpërthimet vdekjeprurëse në Iran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shteti Islamik e merr përgjegjësinë për shpërthimet vdekjeprurëse në Iran
Ballina 2Rajon / Botë

Shteti Islamik e merr përgjegjësinë për shpërthimet vdekjeprurëse në Iran

Kosova Times
Last updated: 2024/01/04 at 7:16 PM
Kosova Times Published January 4, 2024
Share
SHARE

Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet në Iran, ku u vranë së paku 84 njerëz gjatë shënimit të përvjetorit të një ish-komandanti iranian, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

Në një komunikatë në Telegram të enjten, grupi militant tha se dy prej anëtarëve të tij “i aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë” në tubimin ku po shënohej përvjetori i vrasjes së Qasem Soleimanit, ish-komandantit të forcës elitare, Quds, të mërkurën në qytetin Kerman.

Shpërthimet e së mërkurës kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni, i cili është i lidhur me Iranin, po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Rreth 284 janë plagosur nga këto dy shpërthime, sipas tij.

Autoritetet iraniane e shpallën 4 janarin ditë zie për viktimat e shpërthimeve.

Komandanti i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit i hodhi poshtë raportimet në mediat iraniane se kishte të shtëna me armë në Kerman të enjten.

Më herët të enjten, një ndihmës i presidentit të Iranit i fajësoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për shpërthimet.

Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë pretendimet se Izraeli apo Uashingtoni ishin përgjegjës për shpërthimet.

Presidenti i Iranit, Ibrahim Raisi u zotua se “padyshim, autorët e këtij akti frikacak do të identifikohen dhe për aktin e tyre do të ndëshkohen së shpejti nga forcat e sigurisë dhe rendit”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjithashtu i dënoi shpërthimet, ndërsa zëvendësi i të dërguarit special për Iranin i ShBA-së tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër zhvillimet.

“Dhe, ndërsa informacionet po vijnë ende, ne si kudo, pikëllohemi për çdo humbje të jetës së civilëve. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, Abram Paley.

Përvjetorët e vdekjes së Soleimanit edhe më parë kanë tërhequr turma të mëdha.

Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe të plagosur më shumë se 200 të tjerë.

Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Kosova Times January 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A është Putin njeriu më i pasur në botë? Si i arriti lideri i Rusisë pallate, avionë dhe jahte me vlerë 200 miliardë euro

Kosova Times Kosova Times April 3, 2023
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Prishtina fiton me penallti nga Gjilani, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Binjakëzohen dy shoqatat e shoqërimit të kafshëve të Kosovës dhe Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?