By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja e vendosë Azerbajxhanin në listën e vëzhgimit të lirisë fetare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja e vendosë Azerbajxhanin në listën e vëzhgimit të lirisë fetare
Rajon / Botë

ShBA-ja e vendosë Azerbajxhanin në listën e vëzhgimit të lirisë fetare

Kosova Times
Last updated: 2024/01/05 at 9:14 AM
Kosova Times Published January 5, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur Azerbajxhanin dhe tri vende të tjera në listën e vëzhgimit për tolerim të “shkeljeve të rënda të lirisë fetare”, pasi Baku mori nën kontroll rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një deklaratë më 4 janar se Azerbajxhani i bashkohet listës me Republikën e Afrikës Qendrore, Komoret dhe Vietnamin.

Kjo vjen pasi Komisioni i ShBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare (USCIRF) vuri në dukje shqetësimet lidhur me ruajtjen e vendeve fetare të krishtera në Nagorno-Karabakh. Marrja e kontrollit nga Azerbajxhani në shtator bëri që pothuajse e gjithë popullsia, prej 100.000 armenësh etnikë, të ikte në Armeni.

Komisioni, gjithashtu, shprehi alarmin lidhur me rregulloret mbi praktikat fetare në vendin me shumicë myslimane të drejtuar nga presidenti Ilham Aliyev, duke përfshirë këtu një kërkesë që të gjitha grupet fetare të regjistrohen dhe literatura e tyre të miratohet nga një organ zyrtar.

Blinken tha se përveç “listës speciale të vëzhgimit” të Departamentit të Shtetit, ka dymbëdhjetë “vende me shqetësim të veçantë” – Burma, Kina, Kuba, Eritrea, Irani, Nikaragua, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia, Arabia Saudite, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Në një deklaratë të veçantë më 4 janar, USCIRF, që bën rekomandime, por nuk përcakton politikën e ShBA-së, u ankua për pengim ndaj lirisë fetare në Bjellorusi.

USCIRF tha se një ligj i nënshkruar më 3 janar nga udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka që shtrëngon aktivitetet e organizatave fetare ruan dispozitat më regresive të ligjit fetar të vitit 2002 dhe vendos më shumë kufizime të padrejta ndaj komuniteteve fetare.

“Në vend që të shfuqizojnë ligjin e tij shumë kufizues të fesë, të miratuar mbi dy dekada më parë, i cili nuk përmbushte standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, zyrtarët bjellorusë kanë dyfishuar dhe zbatuar një ligj më represiv fetar që i jep qeverisë kontroll pa kufi mbi komunitetet fetare dhe punët e tyre”, tha kryetari i USCIRF Abraham Cooper.

Teksti përfundimtar nuk është publikuar, por versioni i draftit ndalon njerëzit që mendohet se kanë marrë pjesë në aktivitete ekstremiste nga grupet kryesore fetare.

Cooper tha se kufizimet nënkuptojnë se komunitetet fetare “do të përballen me zgjedhjen e frikshme për të praktikuar fenë ose besimin e tyre ‘në mënyrë të paligjshme’ ose t’i nënshtrohen një regjimi brutal që përdor forcë dhe frikësim pa dallim kundër popullit të vet”.

Blinken tha se avancimi i lirisë fetare “ka qenë një objektiv thelbësor i politikës së jashtme të ShBA-së që kur Kongresi miratoi Aktin Ndërkombëtar të Lirisë Fetare më 1998”.

Ai tha se qeveritë duhet t’i japin fund abuzimeve të tilla si sulmet ndaj anëtarëve të komuniteteve të pakicave fetare dhe vendeve të tyre të kultit.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times January 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nesër publikohet projekt statuti i Asociacionit të komunave serbe

Kosova Times Kosova Times January 29, 2023
Vazhdojnë akuzat e kundërakuzat pozitë-opozitë për kontratën e Arkitektit
Kosova dyshon se Serbia po riinstalon policinë në veri
Rusia perdori nje bomb vakum?! Ushtria ukrainase masakrohet me armë vdekjeprurëse?!
Në një pjesë të sekondës, Rusia zhduku tre breza të një familjeje ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?