By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ende s’ka projekt për Teleferikun e Kalasë së Prizrenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ende s’ka projekt për Teleferikun e Kalasë së Prizrenit
Ballina 1Lajme

Ende s’ka projekt për Teleferikun e Kalasë së Prizrenit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/07 at 9:43 PM
Kosova Times Published January 7, 2024
Share
SHARE

Ndërtimi i një teleferiku për kalanë e qytetit historik të Prizrenit, ka kohë që është premtuar nga drejtuesit e kësaj komune. Por, realizimi i tij nuk duket askund. Opozita deklaron se nuk janë të njoftuar se deri ku ka mbërritur një projekt i tillë, ndërkohë kryetari i Prizrenit shpreson që deri në pranverë, të ketë një projekt të detajuar nga agjencia qeveritare e Zvicrës “Swis Contact”.

Në kalanë e  Prizrenit, ata që mund të ngjiten deri atje, mund të marrin informacione historike që nga koha e neolitit. Por ata që nuk mund të ecin, mundësinë e vetme e kanë që kalanë ta shikojnë nga poshtë.

Komuna kishte premtuar ndërtimin e një teleferiku për bartjen e vizitorëve, për t`u ofruar qasje të gjithëve që ta shohin kalanë dhe nga atje Prizrenin, por pakkush ka informacion se çfarë ndodhi me këtë plan. Madje as kuvendarët opozitarë nuk kanë informacion për fatin e projektit.

“Na është thënë se është duke u bërë plani i fizibilitetit, janë duke punuar ekspertët për gjetjen e formës se si do të implementohet ky projekt. Megjithatë shkuan dy vite qeverisje dhe nuk ka asnjë lëvizje drejt realizimit të këtij projekti”, tha Haziz Hodaj nga LDK.

Kurse,  Karanfil Haxhillari nga Vetëvendosje thekson se si kuvendarë i Komunës së Prizrenit, nuk ka parë ndonjë projekt ideor apo para-projekt për teleferikun.

Ndërtimi i teleferikut mirëpritet nga ata që kanë detyrë të merren me kalanë e Prizrenit sikurse menaxheri i saj, arkeologu Shafi Gashi.

” Shpresoj në një debat konstruktiv se si do të implementohet ky projekt, sepse duhet parë maksimumi që të ketë qasje kalaja, por jo qasje të tillë që e dëmton monumentin”, tha ai.

Për këtë projekt është pyetur edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. Ai thotë se në fillim të vitit 2023 u nënshkrua marrëveshje trepalëshe mes komunës, agjencisë qeveritare zvicerane Sëis contakt dhe Ministrisë së infrastrukturës.

“Në emelin e fundit që e kam marrë nga kjo agjenci më kanë tregu për pengesat objektive që e pamundësuan realizimin e këtij projekti. Më kanë tregu për bashkëpunimin e mirë të infrastrukturës rreth ndarjes së mjeteve, që plani detal implementues të finalizohet. Unë pres që, në pranverë ta kemi atë plan implementues, pastaj pjesa tjetër do të varet nga alokimi i mjeteve nga ministria dhe procedurat tenderuese”, tha ai.

Kështu, shpresat për ndërtim e shpejt të teleferikut duken shumë të vogla. Në bazë të propozimeve të deritanishme, ishte parashikuar që teleferiku të vendoset në pjesën e pasme të kalasë së Prizrenit, pa dëmtuar zonën e mbrojtur të qytetit.

You Might Also Like

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Basha: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

Ndahen Çmimet Vjetore të Gazetarisë – 2025

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave serbe

Kosova Times January 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raketat ruse godasin një spital në Ukrainë, raportohet për viktima

Kosova Times Kosova Times May 26, 2023
Tejkalon autobusin në vijë të plotë, gjobitet nga Policia
Të mbijetuarit varrosin viktimat e tërmeteve në Turqi
Kurti, Osmani, Konjufca, Gërvalla dhe Bislimi bëhen bashkë në “Ballkonin e Hapur”
Britania i kërkon Kosovës të shtensionojë situatën në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?