By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nuk ishte në UÇK, Nezir Mehmetaj mbahet në burgjet serbe për krime lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nuk ishte në UÇK, Nezir Mehmetaj mbahet në burgjet serbe për krime lufte
Ballina 1Lajme

Nuk ishte në UÇK, Nezir Mehmetaj mbahet në burgjet serbe për krime lufte

Kosova Times
Last updated: 2024/01/07 at 9:23 PM
Kosova Times Published January 7, 2024
Share
SHARE

Sot u bënë katër vjet prej kur Nezir Mehmetaj nga komuna e Klinës, u prangos dhe po mbahet në Serbi. Ai po dërgonte nënën për kontroll shëndetësor në Beograd, kur policia serbe e arrestoi nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së, që kinse kreu disa krime në Klinë, gjatë luftës në vitin 1999. Familjarët deklarojnë se Neziri nuk ishte ushtar dhe gjatë procesit gjyqësor, as dëshmitarët nuk e identifikuan se ai ishte pjesë e UÇK-së.

Dyert i shtëpisë së familjes Mehmetaj në fshatin Rudicë të Klinës janë të hapura.

E gjithë familja janë në spital të Pejës. Gjendja shëndetësore e nënës së Nezir Mehmetajt, i cili ka katër vjet që po i mbahet në Serbi, është përkeqësuar.

Ajo me të birin u ndanë në pikën kufitare në Merdar, më 7 janar 2020, derisa Neziri po e dërgonte atë për një  kontroll shëndetësor në Serbi.

Vitet po kalojnë, e Neziri s’u kthye as në shtëpinë ku u rrit në Rudicë, dhe as te bashkëshortja e fëmijët në Zvicër, ku kishte lejeqëndrim.

Në shtëpinë e Nezir Mehmetajt ishte formuar shtabi lokal i i UCK-së per fshatin Rudicë ne vitin 1998. Nezir Mehmetaj po mbahet në burgjet serbe nga 4 janari i vitit 2020, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Por, vëllezërit e tij thanë për RTK-së, prapa kamerave, se ai asnjëherë nuk ka qenë ushtar në luftën e fundit në Kosovë.

Mbrojtja e tij së fundmi u ka kërkuar familjarëve të mos deklarohen për media, sepse po dëmtojnë procesin gjyqësor ndaj Nezirit.

Po rata thanë se gjatë procedurës gjyqësore,që ka zgjatur gati tre vjet, janë dëgjuar dëshmitarë të shumtë. Megjithatë, ata nuk kanë mundur të konfirmojnë  nëse Neziri ka marrë pjesë në ngjarjet për të cilat akuzohet.

Vetë Mehmetaj, që nga dita e parë në gjykatore, ka mohuar se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi u  zhvilluan 35 seanca në procesin gjyqësor ndaj tij, në qershor 2023,  ishte bërë kërkesë që i gjithë procesi të kthehej në rigjykim. Familjarët thonë se atij i është vazhduar masa e paraburgimit dhe se sipas mbrojtjes, aktualisht nuk ka datë për seancë të radhës.

Autoritetet serbe kishin urdhër-arrest aktiv për Nezirin, nën dyshimet se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në qytetin e Klinës, mori pjesë në vrasjen dhe maltretimin e të paktën shtatë personave, serbë dhe romë.

Institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar lirimin apo ekstradimin e Nezir Mehmetajt në Kosovë. Një prej tyre është edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Familjarët shpresojnë se Neziri do të lirohet nga akuzat që ia kanë mveshur autoritetet serbe dhe të kthehet te familja në Kosovë e Zvicër.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Kosova Times January 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i Pentagonit konfirmon se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Rusia mban referendumet e rreme në rajonet e kontrolluara pjesërisht në Ukrainë
Raketa qëllon një ndërtesë të lartë në Kramatorsk, njerëzit ndodhen nën rrënoja (VIdeo)
IKGj: Amendamenti i dytë i Qeverisë së Malit të Zi në Rezolutën për Srebrenicën është një kurth, ja çfarë do të thotë…
Temperatura të larta edhe sot, rekomandohet kujdes i shtuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?