By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon moszbatimi i ligji kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vazhdon moszbatimi i ligji kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura
Ballina 1Lajme

Vazhdon moszbatimi i ligji kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura

Kosova Times
Last updated: 2024/01/07 at 7:36 PM
Kosova Times Published January 7, 2024
Share
SHARE

Vazhdon moszbatimi i Ligjit për kontrollin e duhanit, që e ndalon pirjen e tij në ambiente të mbyllura. Disa qytetarë thonë që problemi është zinxhiror: nga mungesa e vetëdijesimit të qytetarëve e deri tek mungesa e mbikëqyrjes së zbatimit të tij nga ana e institucioneve.

Në ambiente të mbyllura po vazhdon të shkelet ligji kundër pirjes së duhanit

Ani pse është bërë një dekadë prej se ka hyrë në fuqi ligji i cili ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura në vende publike që ka për qëllim edhe mbrojtjen e shëndetit publik, ai po vazhdon të mos zbatohet…

Doktor Faik Hoti nga Departamenti i Epidemiologjisë, në një përgjigje për RTK-në, tha se ka shkelje ekstreme të ligjit, pavarësisht faktit se duhan-pirja në Kosovë pas miratimit të këtij ligji ka shënuar rënie nga 28.4% në 25.7% .

Nga Analiza e IKShP-së e vitit 2020 janë evidentuar dy fusha ku ka shkelje ekstreme të ligjit: konsumimi i duhanit në hapësira të brendshme, kryesisht në gastronomi (kafe-bare) dhe reklamimi i duhanit në pikat e shitjes.

Tutje Hoti ka theksuar se konsumimi i duhanit në hapësira të mbyllura, përveç se është shkelje e ligjit dhe rrjedhimisht edhe e të drejtave të qytetarëve, është në të njëjtën kohë edhe dëshmi se institucionet përgjegjëse nuk janë duke e kryer punën e tyre ne raport me këtë ligj dhe kjo praktikë duhet të ndryshojë.

Qytetarët kanë ankesa për moszbatim të këtij ligji derisa thonë se mungon edhe vetëdijesimi qytetar.

“Në fillim pjesërisht zbatohej.. kjo nuk i falet organeve shtetërore të kenë përgjegjësi pse me leju me u helmu qytetarët.. njerëzit kanë nevojë të pinë një kafe në mënyrë të qetë jo në ambiente të papastërta që e shkatërrojnë shëndetin e qytetarëve pastaj kushton për me u sheru”, shprehet një qytetarë.

“Të gjitha lokalet nuk e respektojnë ligjin për kontrollin e duhanit, kontrolle nuk ka, ka mungesë të kontrollit më shumë aspekte përkitazi me duhanin po flas që është dëm i madh për popullin, sidomos për ata që konsumojnë në mënyrë pasive ,populli ynë nuk po don me u eduku, me e pranu ligjin”, thotë një qytetarë tjetër.

“Jashtë qendrës së Prishtinës e kam vërejt, jashtë lokaleve që frekuentohen nga inspektorët pak më larg se qendra e Prishtinës të gjitha lokalet në të gjitha lokalet pihet duhanin. Përderisa nuk ka vetëdijesim, përderisa pronarët e lokaleve , përderisa vet duhan pirësit nuk janë të vetëdijshëm që po i dëmtojnë ata që nuk pinë duhan, atëherë përgjegjësia bie tek institucionet, tek qeverisja lokale”, thotë qytetarët.

Pavarësisht se ligji përcakton dënimin për shkelësit fizik ose qytetarët me dënim prej 50 euro , për përgjegjësin e hapësirës 500 euro dhe personin juridik apo për subjektin afarist kjo vlerë arrin në 3,000 euro, konsumimi i duhanit në hapësira të mbyllura po vazhdon të jetë dukuri prezentë në vendin tonë.

Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka formuar edhe këshillin ndërministror për kontroll të duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Për një vit, në Kosovë hyjnë rreth 3 mijë e 500 tonelata duhan.

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Bie guri mbi veturën në lëvizje në Rugovë, lëndohen prindërit me dy fëmijë

Pesë vjet marrëdhënie diplomatike Izrael-Kosovë, uron ambasadorja Ziv

Kosova Times January 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania do të blejë avionë luftarakë të prodhimit amerikan

Kosova Times Kosova Times December 15, 2022
Kurti e Sveçla kujtojnë zyrtarin e EULEX-it që u vra 11 vjet më parë
Mediat gjermane pas sulmit ne Kosove: Serbia shpreson të ndihmojnë të dy vendet
Kurti: UP ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve të Kosovës
Oda Ekonomike Amerikane prezanton rekomandimet për rritje ekonomike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?