By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinkeni në Izrael për të ardhmen e Gazës, derisa bombardimet s’po ndalen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinkeni në Izrael për të ardhmen e Gazës, derisa bombardimet s’po ndalen
Rajon / Botë

Blinkeni në Izrael për të ardhmen e Gazës, derisa bombardimet s’po ndalen

Kosova Times
Last updated: 2024/01/09 at 12:14 PM
Kosova Times Published January 9, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbajti takime në Izrael të martën, në përpjekje për ta gjetur një plan për ta ardhmen e Rripit të Gazës pas luftës, derisa, në të njëjtën kohë, ushtria izraelite e vazhdoi luftën ajrore dhe tokësore në territorin e rrethuar.

Bombardime të ashpra dhe luftime të zjarrta i tronditën kampet e refugjatëve, duke i detyruar palestinezët të vuajnë për të gjetur strehim dhe duke i vështirësuar përpjekjet e grupeve humanitare për të dërguar ndihma te popullata.

Blinkeni mbërriti në Izrael pasi tha se kishte siguruar përkushtimin e katër vendeve arabe dhe të Turqisë për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës pas luftës, diçka për të cilën këto vende kishin ngurruar të zotoheshin pa ndërprerjen e luftimeve.

Por, ShBA-ja dhe Izraeli kanë mospajtime të thella për atë se si do të udhëhiqet Gaza kur – dhe nëse – udhëheqësit e tanishëm të Hamasit mposhten. ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë Hamasin organizatë terroriste.

Zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Autoritetit Palestinez, i cili i qeveris pjesët e uzurpuara nga Izraeli në Bregun Perëndimor, ta qeverisë edhe Gazën, si dhe kanë bërë thirrje për bisedime për rifillimin e themelimit të një shteti palestinez.

Zyrtarët izraelitë nuk e pranojnë asnjërën nga këto.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë trysni Izraelit ta kufizojë ofensivën në Gazë në operacione më të sakta që kanë për cak vetëm Hamasin. Megjithatë, shkalla e vrasjeve dhe shkatërrimit ka vazhduar të jetë gati e njëjtë si gjatë tre muajve të ofensivës së saj, pas disa qindra palestinezë vriten brenda ditës, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

Izraeli është zotuar se do ta vazhdojë luftën derisa ta shkatërrojë Hamasin në gjithë territorin, si përgjigje ndaj sulmeve që pjesëtarët e tij i kryen në jug të Izraelit më 7 tetor, kur i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i morën peng rreth 250 të tjerë.

“Lufta do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2024”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Gjatë natës dhe mëngjesit të së martës, Izraeli e bombardoi me artileri kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.

Gati të gjithë banorët e Gazës prej 2.3 milionë janë zhvendosur nga shtëpitë e veta në luftë së paku një herë, dhe shumë prej tyre po zhvendosen sërish, shpesh duke u strehuar në tenda.

Më shumë se 23.000 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë ofensivës izraelite, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times January 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

UNICEF: Më shumë se 370 milionë vajza janë viktima të dhunës seksuale

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
Kosova mposhtet nga Estonia, përmbyll kualifikimet për Euro 2025
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq
Strakosha zgjedh klubin e njohur grek
Policia e Dodik arrestoi anëtarët e SNS të Vuçiqit (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?