By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe dy javë afat për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Edhe dy javë afat për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
Ballina 1Lajme

Edhe dy javë afat për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/01/10 at 2:39 PM
Kosova Times Published January 10, 2024
Share
SHARE

Qytetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë edhe 12 ditë kohë për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunat e tyre përkatëse, njoftoi ministri i i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi.

Në komunën tjetër veriore, Zveçan, mbledhja e nënshkrimeve nisi më vonë, tha ai, pa treguar kur saktësisht.

Kryetarët shqiptarë u vendosën në zyrtarët e tyre në katër komunat me shumicë serbe pas zgjedhjeve të kundërshtuara dhe bojkotuara nga serbët lokalë në prill të vitit të kaluar, duke nxitur rritje të tensioneve në atë pjesë të vendit.

Kosova e përpiloi një udhëzim administrativ, i cili u mundësoi qytetarëve të këtyre komunave të kërkojnë shkarkimin e kryetarëve të komunave të tyre përkatëse përmes peticionit.

“Dje kemi pasur takim me diplomatët e QUINT-it dhe BE-së për këtë çështje. Tashmë Qytetarët në veri të vendit në dhjetor kanë nisur kërkesën e tyre të parë dhe janë në proces të mbledhjes së nënshkrimeve. Kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit që janë autorizuar për mbledhjen e nënshkrimeve”, tha Krasniqi të mërkurën.

Ai tha se qytetarët në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok e nisën mbledhjen e nënshkrimeve më 22 dhjetor dhe, sipas udhëzimit administrativ, ata kanë kohë deri më 22 janar për t’i mbledhur 20 për qind të nënshkrimeve të trupës votuese në komunat e tyre përkatëse për të qenë i mundur shkarkimi i kryetarit komunal.

Hapat drejt zgjedhjeve, sipas udhëzimit

Udhëzimi administrativ për largim të kryetarit të komunës, i lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i parasheh këta hapa:

Kërkesa duhet të bëhet nga i ashtuquajturi grup nismëtar, i cili përbëhet nga tre apo më shumë persona me të drejtë vote në komunën përkatëse.

Ky grup e njofton kryesuesin e kuvendit komunal për kërkesën në fjalë, dhe pajisjet me dokumentacionin e nevojshëm.

Më pas, grupit i duhet të mbledhë një minimum prej 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, me kërkesë për largim të kryetarit.

Lista me nënshkrime duhet dërguar kryesuesit të kuvendit komunal, e cila më vonë përfundon në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Nëse KQZ-ja vlerëson se kushtet janë përmbushur, organizohen zgjedhjet për largimin e kryetarit.

Nëse në ato zgjedhje sigurohen 50 për qind plus 1 votë për largim të kryetarit, ai largohet prej funksionit dhe organizohen zgjedhje të reja. Në rast të kundërt, iniciativa dështon. Ajo do të mund të përsëritej vetëm pas një viti.

Duke u bazuar në listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e prillit, i bie që, për ta çuar peticionin përpara, në Mitrovicë të Veriut duhen 3.600 nënshkrime, në Leposaviq 2.600 nënshkrime, në Zveçan 1.400 nënshkrime dhe në Zubin Potok 1.300 nënshkrime.
Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë mund të mbahen në tri raste:

nëse kryetari aktual jep dorëheqje

nëse qytetarët kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe

nëse kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye.

You Might Also Like

Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive

Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë

Kosova Times January 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani s’e dekreton kryeprokurorin e ri

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Dodik ka nevojë për një precedent: Portali Vzglyad mbi atë, kush i mbështet kufijtë e rinj të Rusisë
KESCO siguron furnizim me energji elektrike edhe për festat e fundvitit
Rusia evakuon flotën e Detit të Zi në Abkhazi pas humbjes së 20 anijeve nga sulmet e Forcave të Armatosura të Ukrainës
Konjufca: Republika e Kosovës është në rrugën e duhur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?