By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Sigurimit bën thirrje për ndaljen e sulmeve në Detin e Kuq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Këshilli i Sigurimit bën thirrje për ndaljen e sulmeve në Detin e Kuq
Ballina 2Rajon / Botë

Këshilli i Sigurimit bën thirrje për ndaljen e sulmeve në Detin e Kuq

Kosova Times
Last updated: 2024/01/10 at 8:55 PM
Kosova Times Published January 10, 2024
Share
SHARE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë një rezolutë përmes së cilës do të dënohen dhe do të kërkohet ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga rebelët jemenas, Huthi, ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Në draft-rezolutën, të përpiluar nga Shtetet e Bashkuara, të cilën e ka parë Associated Press, thuhet se dhjetëra sulme të kryera nga rebelët Huthi po pengojnë tregtinë globale “dhe po minojnë të drejtat dhe liritë për lëvizje, por edhe paqen dhe sigurinë rajonale”.

Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, u tha gazetarëve më 10 janar se rezoluta e propozuar dërgon mesazhin se sulmet ndaj anijeve komerciale janë të papranueshme dhe duhet të ndalen.

“Shpresojmë që rezoluta të miratohet”, tha ai. “Nuk e di se si një anëtar i Këshillit të Sigurimit do të votojë”.

Wood iu referua Rusisë, e cila javën e kaluar ka ngritur pyetje lidhur me ndikimin e rezolutës mbi përpjekjet për paqe në Jemen dhe në përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Moska mund të abstenojë ose të vendosë veto ndaj rezolutës.

Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, janë të përfshirë në luftën civile në Jemen dhe që nga viti 2014 luftojnë kundër Qeverisë që njihet ndërkombëtarisht. Ata kanë thënë se kryejnë sulme në Detin e Kuq me qëllim që Izraeli t’i japë fund ofensivës shkatërruese nga ajri dhe toka në Rripin e Gazës.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe marrë peng 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, tokësore dhe detare që kanë lënë të vdekur mbi 23.000 palestinezë në Rripin e Gazës.

Në draft-rezolutë po ashtu kërkohet lirimi i menjëhershëm i anijes së parë që u sulmua nga Huthit, Galaxy Leader, që operohet nga japonezët. Kjo anije ishte e lidhur me një kompani izraelite dhe ajo së bashku me ekuipazhin u mor nën kontroll nga rebelët më 19 nëntor 2023.

Deti i Kuq lidh Lindjen e Mesme dhe Azinë me Evropën përmes Kanalit të Suezit. Pothuajse 10 për qind e gjithë tregtisë së naftës – që vlerësohet se kap shifrën e 1 trilion dollarëve – kalon përmes kësaj rruge brenda vitit.

Por, sulmet e rebelëve Huthi kanë detyruar shumë kompani transportuese të mallrave që ta shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugë më të gjata dhe më të kushtueshme.

ShBA-ja po udhëheq një koalicion të shteteve që po patrullojnë në Detin e Kuq për të parandaluar sulmet.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times January 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Rita Ora: Falë emigrimit në Mbretërinë e Bashkuar, unë bëj punën e ëndrrave – nuk dua as ta imagjinoj si do të ishte ndryshe

Kosova Times Kosova Times December 15, 2023
Bixhozi i rrezikshëm i Azisë Qendrore me talibanët
Trupat ruse përdorën tubacionin e ndalur të gazit në Evropë për një ofensivë në rajonin e Kurskut
Kosova në fokus në KE, Konjufca vazhdon takimet serike me eurodeputetë
Memli Krasniqi merr pjesë në lutjet e mëngjesit në Washington DC
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?