By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASh: Vlera e raketave kundërtanke që Kosova dëshiron t’i blejë është 75 milionë dollarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DASh: Vlera e raketave kundërtanke që Kosova dëshiron t’i blejë është 75 milionë dollarë
Ballina 1Lajme

DASh: Vlera e raketave kundërtanke që Kosova dëshiron t’i blejë është 75 milionë dollarë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/11 at 10:23 PM
Kosova Times Published January 11, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, që prodhohen nga ShBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Në një përgjigje dërguar REL-it, DASh-i tha se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

“Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha DASh-i.

Shitja e këtyre armëve, sipas DASh-it, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të ShBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të ShBA-së”, tha një zëdhënës i DASh-it për Radion Evropa e Lirë.

ShBA-ja, sipas DASh-it, vazhdon të mbështesë Kosovën në transformimin “transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike për mbrojtje territoriale, të ndërveprueshme me NATO-n, , që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile”.

Sipas Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri, në pakon mbrojtëse që Kosova ka bërë kërkesë të blejë, përveç 246 raketave Javelin FGM-148F – përfshirë gjashtë raketa testuese që i dërgohen blerësit kur të pranojë dërgesën – janë edhe 24 njësi për lëshimin e raketave Javelin, si dhe udhëzues të tjerë për përdorimin e raketave, dhe pajisje përcjellëse.

Më herët gjatë 11 janarit, nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se blerja e raketave Javelin është paraparë në kuadër të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“FSK-ja është duke i ngritur kapacitetet e saj ushtarake, dhe, në këtë aspekt, ekziston një marrëveshje ushtarake e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që funksionon në kuadër të programit FMS, që blerjet të realizohen nëpërmjet këtij programi. Dhe, në këtë aspekt, janë të përfshirë edhe raketa Javelin dhe disa sisteme të tjera moderne të armatimit”, ka thënë Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Programi FMS (shitjet e huaja ushtarake) është një program i ushtrisë amerikane për të ofruar ndihmë të sigurisë dhe është një “mjet thelbësor i politikës së jashtme amerikane”, thuhet në ueb-faqen e Agjecisë amerikane për bashkëpunim në siguri. Sipas këtij programi, Qeveria amerikane dhe një qeveri e huaj mund të arrijnë marrëveshje ndërqeveritare, që quhet Letër e Ofertës dhe Pranimit.

Lajmi për synimin e Kosovës që të blejë raketa Javelin është cilësuar si “zhgënjim i madh” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë ose ka pranuar në formë donacioni armë nga Shtetet e Bashkuara.

Pasi u miratuan ndryshimet në Kuvendin e Kosovës më 2018, Qeveria e atëhershme nënshkroi një kontratë me kompaninë amerikane, AM General për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga ShBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.

Më 2028, kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri, ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, siç është thënë, “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”.

FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.

Buxheti për këtë vit i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është në vlerë prej 153.049.911 eurosh.

You Might Also Like

Veliu: LDK nuk është pronë personale

Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim

MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`

Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave

Ekspozohen fotografitë e xhamive të shkatërruara në Kosovë e Bosnje

Kosova Times January 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Nga delet e zeza në ambasador të dështuar”: Politico përpiloi listën e komisionerëve europianë që mund të refuzoheshin

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës diskutojnë për situatën në veri
Të paktën gjashtë të vrarë nga një sulm izraelit në Bejrut
Një rafineri nafte mori flakë pranë Kaluga pas një sulmi me dron 1 orë më parë
Ekspozita e përbashkët e artistëve të rinj nga Serbia dhe Kosova në Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?