By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: HRW për 2023-tën e Kosovës: Dhunë, gjykime, shkelje e të drejtave të njeriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > HRW për 2023-tën e Kosovës: Dhunë, gjykime, shkelje e të drejtave të njeriut
Ballina 1Lajme

HRW për 2023-tën e Kosovës: Dhunë, gjykime, shkelje e të drejtave të njeriut

Kosova Times
Last updated: 2024/01/11 at 6:27 PM
Kosova Times Published January 11, 2024
Share
SHARE

Viti 2023 në Kosovë, sipas organizatës ndërkombëtare humanitare Human Rights Watch (HRW), u karakterizua, ndër tjerash, me eskalimin e dhunës në veri të Kosovës, sulmet ndaj gazetarëve dhe procesin e gjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Raporti vjetor i HRW-së, i publikuar më 11 janar, përmbledh ngjarjet kryesore të një viti në mbi 100 vende të botës. Për evidentimin e këtyre ngjarjeve, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, kjo organizatë bashkëpunon me organizata lokale.

Një vit më parë, fokusi kishte qenë në “progresin e ngadaltë për llogaridhënie për abuzimet gjatë kohës së luftës” në Kosovë. Këtë vit, përveç gjykimeve në Dhomat e Specializuara në Hagë, evidentohen tri aktakuza të ngritura për krime lufte, si dhe rigjykimi i një rasti të mëparshëm.

Kapitulli për Kosovën, në raportin e sivjetmë, nis me fjalinë “llogaridhënia për krime serioze dhe liri të mediave vazhdojnë të mbesin shqetësime urgjente”, ndërsa vazhdohet me përshkrimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Tensionet në veri – veçanërisht gjatë protestave kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në zonat e banuara me shumicë serbe – u shoqëruan me numër më të madh të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve.

“Gazetarët vazhduan t’u nënshtrohen sulmeve fizike, kërcënimeve dhe pengimit në punën e tyre”, thuhet në raport, ku evidentohen gjithsej 60 incidente, përfshirë 16 sulme dhe 22 kërcënime.

Në këtë raport – ku për secilin nga 100 vendet evidentohen raste të shkeljes të së drejtave të njeriut – thuhet se në Kosovë vazhdojnë ende diskriminimi dhe kërcënimet ndaj personave të komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gei, biseksual, transgjinor dhe ndërgjinor).

“Sipas organizatës lokale CEL, shumë persona të komunitetit LGBT u përballën me kërcënime, intimidim dhe dhunë nga familjarët e tyre më 2023, me përgjigje të dobëta nga autoritetet shtetërore kur raportonin ndonjë abuzim”, thuhet në raport.

Në Kosovë, njëjtë si në vitin paraprak, sërish raportohet se të mbijetuarit e dhunës në familje përballen me pengesa dhe mungesë mbështetjeje kur largohen nga abuzuesit e tyre.

Ndërkaq, për dallim nga viti i kaluar, në raportin e sivjetmë nuk u përfshinë rastet e vrasjes së grave nga partnerë apo familjarë të tyre e as rastet e dhunës seksuale.

Vitin e kaluar u raportuan katër raste të vrasjes së grave, duke e rritur në 55 numrin e përgjithshëm të grave të vrara që nga viti 2010. Në shumicën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë familjarët dhe partnerët e tyre.

Në raport përfshihen shkeljet e të drejtave të njeriut në mbi 100 vende të botës, ndërkohë evidentohen edhe progreset e bëra për luftimin e diskriminimit në vendet e analizuara.

Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia nuk janë të përfshira në raport.

Në Serbi u theksuan kërcënimet dhe intimidimet ndaj gazetarëve të pavarur, vonesat dhe mungesa e efikasitetit në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, si dhe sulmet ndaj personave të komunitetit LGBTI+.

Ndërsa, për Bosnjë e Hercegovinën theksohet “mungesa e progresit në adresimin e sistemin diskriminues elektoral të vendit” dhe ligji i ri në entitetin e Republikës Sërpska për kriminalizimin e shpifjeve dhe kufizimin e financimit të huaj për shoqatat civile.

Në raportin që përmbledh ndodhitë e 2023-tës pikasin problemet e shkaktuara nga nisja e luftës së Izraelit me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja, luftës në Sudan si dhe konflikteve të vazhduara nga vitet paraprake në Ukrainë, Mianmar, Etiopi dhe në rajonin Sahel.

Një tjetër problem që karakterizon raportin e sivjetme të HRW është çështja e ndryshimeve klimatike, për shkak të zjarreve masive, thatësirave dhe stuhive që shkaktuan probleme në të gjithë botën, e veçanërisht për miliona njerëz në Bangladesh, Libi dhe Kanadë.

“Pabarazia ekonomike u shtua nëpër botë, njëjtë si zemërimi për politikat që lanë shumë njerëz në luftë për mbijetesë”, thuhet në raport, ku përmenden edhe shkeljet e të drejtave të grave dhe personave LGBTI+ nga regjimi taleban në Afganistan.

Pavarësisht të gjitha shkeljeve dhe problematikave të identifikuara gjatë vitit 2023, në raportin e HRW thuhet se janë vërejtur edhe “shenja shprese që tregojnë mundësinë e një tjetër rruge”. Megjithatë, bëhet thirrje qe qeveritë kombëtare të marrin masa për ta përmirësuar situatën.

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut në mënyrë të vazhdueshme – në të gjitha kategoritë, pa marrë parasysh se kush janë viktimat apo ku janë shkelur të drejtat – është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar botën në të cilën duam të jetojmë”, thuhet në raportin e HRW.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Kosova Times January 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NATO po përgatit një marrëveshje për furnizimin me armë në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times May 23, 2023
69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Erdogan në Rusi për ringjalljen e marrëveshjes së drithërave
VIDEO Një shofer kamioni goditi barrierat para Shtëpisë së Bardhë
40 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?