By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
September 18, 2025
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj
September 18, 2025
Shqetësime për cilësinë e ushqimit
September 18, 2025
Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
September 18, 2025
Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri serb i Mbrojtjes, pesimist se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ministri serb i Mbrojtjes, pesimist se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshje
Ballina 2Rajon / Botë

Ministri serb i Mbrojtjes, pesimist se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshje

Kosova Times
Last updated: 2024/01/11 at 12:03 PM
Kosova Times Published January 11, 2024
Share
SHARE

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha më 11 janar se nuk është optimist se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një marrëveshje për Kosovën deri në fund të vitit.

Siç vlerësoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), presioni politik ndaj Serbisë vazhdon – si për Kosovën, ashtu edhe për marrëdhëniet me Rusinë.

Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, i cili po vazhdon prej gati dy vjetësh, që nga 24 shkurti 2022, edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Periudhë jo e lehtë, mbi të gjitha, do të thosha në gjashtë muajt e ardhshëm – jo vetëm deri në fund të janarit – Kosova dhe Metohia do të jetë tema dominuese”, tha Vuçeviq.

Siç shtoi ai, Beogradi duhet të vazhdojë të jetë maksimalisht konstruktiv, duke mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare, por edhe të ketë vija të kuqe të përcaktuara qartë.

Vuçeviq tha gjithashtu se “nuk është realiste” që deri në fund të vitit të arrihet diçka që nuk është arritur me dekada.

Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar vazhdimisht që dialogu për normalizimin e raporteve duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do të duhej t’u jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë.

Iniciativa për rikthimin e shërbimit ushtarak

Vuçeviqi, po ashtu, tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk do të heqin dorë nga nisma për të rifilluar shërbimin ushtarak.

Ai theksoi se është e rëndësishme të përmendet se “nuk është thirrje për luftë”, por kuptim i të gjitha aspekteve të sigurisë së rrethanave gjeopolitike, gjendjes në vend, situatës në rajon dhe të ardhmes së Serbisë.

“Ne kemi dorëzuar një iniciativë zyrtare në kabinetin ushtarak të presidentit të shtetit. Do të dëgjojmë deklaratat e tij, pra bashkëpunëtorët e tij. Pas kësaj do të ketë një dëgjim publik. Instanca e fundit është Qeveria, d.m.th. Parlamenti”, tha Vuçeviq.

Ai theksoi se ende nuk dihet nëse shërbimi ushtarak, po qe se riaktivizohet, do të zgjasë 100 apo 120 ditë.
Iniciativa për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është iniciuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe dhe i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.

Në shpjegimin e saj, ushtria deklaroi se propozimi pason “një shqyrtim të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore, me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral”.

Ish-diplomati Nikolla Lluniq, nga Këshilli joqeveritar i Beogradit për Politika Strategjike, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se iniciativa “tregon se Forcat e Armatosura të Serbisë po përballen me probleme të akumuluara të plotësimit të njësive, që më tej nënkupton se menaxhmenti aktual nuk është në gjendje t’i zgjidhë ato”.

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

Kosova Times January 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Moska është afër objektivit kryesor të ofensivës, njerëzit po ikin. “Operacioni Kursk dështoi”

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Në përvjetorin e vdekjes së Alexei Navalny, ngjarje përkujtimore po zhvillohen në mbarë botën
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
Banka Botëre konfirmon mbështetjen për projektet e sektorit financiar
Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?