By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në gjykatën e lartë të OKB-së hapet beteja ligjore lidhur me akuzat ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në gjykatën e lartë të OKB-së hapet beteja ligjore lidhur me akuzat ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Në gjykatën e lartë të OKB-së hapet beteja ligjore lidhur me akuzat ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/11 at 10:44 AM
Kosova Times Published January 11, 2024
Share
SHARE

Associated Press

Një betejë ligjore, rreth asaj nëse lufta e Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës përbën gjenocid, nis të enjten në gjykatën më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seanca dëgjimore, pasi Afrika e Jugut u bëri thirrje gjyqtarëve që të urdhërojnë pezullimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Izraelit. Izraeli, në anën tjetër, i mohon plotësisht akuzat për gjenocid.

Afrika e Jugut e dërgoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me akuzat për “gjenocid” gjatë luftës së tij në enklavën palestineze. Gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e Afrikës së Jugut në seanca dëgjimore, më 11 dhe 12 janar.

Rasti mund të zgjasë disa vjet.

Izraeli i konsideron të padrejta dhe të njëanshme gjykatat e OKB-së dhe ato ndërkombëtare. Por, ai po dërgon një ekip të fortë ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të mbrojtur operacionin e tij ushtarak, të nisur pas sulmeve të 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

“Unë mendoj se ata kanë ardhur sepse duan të shfajësohen dhe mendojnë se mund ta kundërshtojnë me sukses akuzën për gjenocid”, tha Juliette McIntyre, një eksperte për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Australisë Jugore.

Seancat dëgjimore paraprake në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë fillojnë me shpjegimet e avokatëve pse Afrika e Jugut ka akuzuar Izraelin për “veprime dhe mosveprime” që janë “me karakter gjenocidal” në luftën në Gazë. Seanca hapëse e së enjtes përqendrohet në kërkesën e Afrikës së Jugut që gjykata të vendosë urdhra të përkohshëm detyrues, duke përfshirë ndalimin e fushatës ushtarake të Izraelit. Një vendim mund të marrë disa javë.

Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 23.200 palestinezë në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Rreth dy të tretat e të vdekurve janë gra dhe fëmijë, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Në sulmin e 7 tetorit, militantët palestinezë vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, sipas autoriteteve izraelite. Ata rrëmbyen rreth 250 të tjerë, gati gjysma e të cilëve janë liruar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e hodhi poshtë rastin si “të pameritë” gjatë një vizite në Tel Aviv, të martën.

“Është veçanërisht e hidhur, duke pasur parasysh se ata që po sulmojnë Izraelin – Hamasi, Hezbollahu, Huthit, si dhe mbështetësi i tyre Irani – vazhdojnë të bëjnë thirrje për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve”, tha ai.

Gjykata ndërkombëtare, e cila vendos për mosmarrëveshjet midis kombeve, nuk e ka gjykuar kurrë një vend si përgjegjës për gjenocid.

Rasti i fundit ishte në vitin 2007, kur vendosi se Serbia “shkeli detyrimin për të parandaluar gjenocidin” në masakrën e korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës, ndaj më shumë se 8.000 burrave dhe djemve të Srebrenicës.

Afrika e Jugut “do të ketë një kohë të vështirë për të kapërcyer pragun” për të dëshmuar gjenocidin, tha McIntyre.

“Nuk është thjesht një çështje e vrasjes së një numri të madh njerëzish,” shtoi ajo në një email për Associated Press.

“Duhet të ketë një qëllim për të shkatërruar një grup njerëzish (të klasifikuar sipas racës ose fesë për shembull) tërësisht ose pjesërisht, në një vend të caktuar”, tha ajo.

Në një dokument të detajuar prej 84 faqesh, Afrika e Jugut pretendon se Izraeli e ka demonstruar këtë qëllim.

Izraeli u përgjigj duke këmbëngulur se vepron sipas së drejtës ndërkombëtare, dhe se i fokuson veprimet e tij ushtarake vetëm kundër Hamasit, duke shtuar se banorët e Gazës nuk janë armiq.

Ai pohoi se vepron për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në territor.

Një konventë e gjenocidit u hartua në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes së gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit. Si Izraeli, ashtu edhe Afrika e Jugut, e kanë nënshkruar atë.

Në dosjen e saj me shkrim, Afrika e Jugut thotë se iu drejtua gjykatës “për të vendosur përgjegjësinë e Izraelit për shkeljet e konventës së gjenocidit; për ta mbajtur atë plotësisht përgjegjës sipas së drejtës ndërkombëtare për këto shkelje” dhe për të “siguruar mbrojtjen urgjente dhe më të plotë të mundshme për palestinezët në Gazë, të cilët mbeten në rrezik të madh dhe të menjëhershëm nga vazhdimi i akteve të mëtejshme të gjenocidit”.

​Një ekip avokatësh që përfaqësojnë Afrikën e Jugut do të paraqesin për tri orë argumente në sallën e madhe të drejtësisë, të veshur me panele druri, në gjykatën ndërkombëtare. Ekipi ligjor i Izraelit do të ketë tri orë kohë, të premten në mëngjes, për të hedhur poshtë akuzat.

Në mesin e delegacionit të Afrikës së Jugut do të jetë edhe ish-udhëheqësi i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Jeremy Corbyn, udhëheqja e të cilit me Partinë Laburiste të qendrës së majtë ishte njollosur nga akuzat për antisemitizëm. Ai është një mbështetës i gjatë i kauzës palestineze dhe një kritik i ashpër i Izraelit.

Organizata ndërkombëtare, Human Rights Watch, tha se seancat do të sigurojnë shqyrtim në një sallë gjyqi të OKB-së për veprimet e Izraelit.

“Rasti hap një proces ligjor në gjykatën më të lartë në botë për të shqyrtuar në mënyrë të besueshme sjelljen e Izraelit në Gazë, me shpresën për të pakësuar vuajtjet e mëtejshme”, tha Balkees Jarrah, nga kjo organizatë.

Gjykata e OKB-së, me seli në një periferi të Hagës, në Holandë, merret me mosmarrëveshjet midis kombeve.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, e vendosur pak më larg në të njëjtin qytet holandez, ndjek penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

Kosova Times January 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Shën Petersburg, ish Wagneristi u arrestua për shkak të vdekjes së Prigozhin

Kosova Times Kosova Times August 28, 2023
Pulë me ananas dhe oriz
Daçiq: Një vendim për sanksione kundër Rusisë është i mundur nëse vuajnë ekonomia dhe qytetarët
Bloomberg: BE i bën thirrje SHBA-së të lehtësojë sanksionet kundër Gazprombank
Kremlini ende pa vendim për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?